Politike

“Shkollat i janë dorëzuar pandemisë” Luciano Boçi publikon mesazhet e prindërve: Me qindra mësues të infektuar. Në shkolla nuk bëhet mësim 

Së fundmi, ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi një postim në Facebook, ka publikuar dy mesazhe ku qytetarët denoncojnë për rastet me COVID-19, të cilat sipas tij mbahen të fshehta në shkolla.
Featured image of article: “Shkollat i janë dorëzuar pandemisë” Luciano Boçi publikon mesazhet e prindërve: Me qindra mësues të infektuar. Në shkolla nuk bëhet mësim  Luçiano Boçi

TIRANË- Partia Demokratike nuk ndalet duke akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të viktimave nga Covid-19.

Së fundmi, ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi një postim në Facebook, ka publikuar dy mesazhe ku qytetarët denoncojnë për rastet me COVID-19, të cilat sipas tij mbahen të fshehta në shkolla. Boçi thotë ndër të tjera mësuesit që kanë humbur jetën nga koronavirusi janë me dhjetëra, të infektuar me qindra kurse nxënës të prekur nga virusi ka me mijëra. Po ashtu ai shton se  ky është një mashtrim spektakolar pasi shkollat i janë dorëzuar tashmë pandemisë.

POSTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MASHTRIM-20
Si tha Rama me Ministren e tij fasadë?!
“Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga covid-19”!!!!?
Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen!
Mashtrim-20 në analogji me covid-19.
Ndërkohē e vërteta është krejt ndryshe.
Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra!
Mësues të infektuar janë me qindra!
Fēmijē tē infektuar janë me mijëra!
Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre.
Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve.
Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij. 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment