Aktualitet

Shkollat e mbyllura nga COVID-19/ Ministrja Shahini: Kush do të përsërisë vitin nuk penalizohet, ja 2 variantet që po shqyrtohen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se të gjithë nxënësit që do të donin të përsërisnin vitin shkollor dhe nuk do të penalizoheshin në asnjë lloj mënyre. 
Featured image of article: Shkollat e mbyllura nga COVID-19/ Ministrja Shahini: Kush do të përsërisë vitin nuk penalizohet, ja 2 variantet që po shqyrtohen Besa Shahini

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ftuar në “Open” është shprehur se me siguri viti shkollor do të përfundojë në qershor. Në fjalën e saj, Shahini tha se të gjithë nxënësit që do të donin të përsërisnin vitin shkollor dhe nuk do të penalizoheshin në asnjë lloj mënyre. 

“Ne po presim që ekspertët që janë pjesë e Task forcës për koronaviorusin, të na thonë se është i sigurt rinisja e mësimit. Ne flasim për shkollat në zonat urbane ku ka shumë nxësnës, madje me dy turne. Ne duhet të vendosim të hapim masat por duke pasur në fokus shëndetin e nxënësve. Do ishte shumë mirë që të kthehemi në shkollë për të mbyllur vitin akademik dhe vitin shkollor për nxënësit dhe studentët. Ky vit do të mbyllet dhe jemi të sigurt se do ta mbyllim këtë vit brenda qershorit. Në mënyrë që nxënësit që duan të ikin jashtë vendit ta mbyllin shkollën në qershor. Edhe ata që mendojnë se kanë ngelur pas mund ta përsërsin vitin shkollor pa asnjë penalizim. Pra nuk do shkruhet askund se ata janë përsëritës,”- tha ministrja Shahini.

Më tej, ministrja Shahini shtroi se për rikthimin e nxënësve në shkolla po shqyrtohen 2 variante, një prej tyre ka të bëjë me mos rikthimit në shkollë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne do ta mbyllim shkollëm këtë vit si vitet e tjera. Po shqyrtojmë 2 variante. Varianti i parë është kthimi në shkollë dhe të bëhet një vlersim përfundimtar vetëm në bazë të leksioneve të bëra në shkollë. Varianti i dytë është mos kthimi në shkollë, ku do të bëhet një vlerësim përfundimtar në bazë të gjithë vitit shkollor,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment