Politike

Shkolla e pandërtuar në Pezë Helmes, Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa i përgjigjet bashkisë: Veliaj gënjen duke hedhur fajin tek BE dhe UNDP

Në një postim që ka brë në rrjetet sociale, Zhupa, thotë se programi  “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes”.
Featured image of article: Shkolla e pandërtuar në Pezë Helmes, Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa i përgjigjet bashkisë: Veliaj gënjen duke hedhur fajin tek BE dhe UNDP Ina Zhupa

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ditën e sotme i është përgjigjur bashkisë së Tiranës duke thënë se Kryetari i Bashkisë gënjën duke thënë se duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes të ja hedh ja hedh Bashkimit Europian dhe UNDP. Në një postim që ka brë në rrjetet sociale, Zhupa, thotë se programi  “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes”.

Postimi i Plotë

Bashkia Tiranë gënjen hapur duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes t`ja hedhi Bashkimit Europian dhe UNDP.

Me paturpësi dhe pa asnjë pergjegjesi publike gënjen qytetaret për shkollen 9 vjecare të “Peze Helmes” duke e paraqitur sikur rindërtimi i munguar është faji i Bashkimit Europian dhe agjencisë zbatuese UNDP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Programi  “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes” .  Kjo e konfirmuar në webside zyrtar të UNDP: https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/projects/eu4schools.html si edhe ne fotot me poshte. Këtu nuk përshihet shkolla 9 vjecare “Peze Helmes” Kush mendoni se gënjen BE në webin zyrtar apo traktet e shpërndara nga Bashkia Tiranë? Sigurisht ata që e kanë zakon: Bashkia e Veliajt.

Nxënësit dhe prindërit e Pezë Helmes jane aty, kushdo mund të shkoj t`i pyes dhe të interesohet për situaten e tyre dhe do të kuptoj se ju ka shkuar orari me turne për në shkollën e Vaqarrit. Pa asnjë mbështetje nga shteti, ndërkohe që shkolla e shpallur për tu shëmbur qëndron e palëvizur, për më tepër brenda saj shkojnë mësuesit dhe shpërndaheshin librat. Keni 10 muaj që skeni bërë asgjë, vetëm shkolla 3d ju ofroni qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet dot me propaganden mashtruese të Bashkisë Tiranë. T`ju vij turp nga banorët e Pezë Helmes që mashtroni dhe nga partneri jonë BE që mundoheni ta fajësoni ndërkohe që bëjnë gjithçka për të na ndihmuar.

Postimi
Postimi

(A.K.dosja.al)

Shto Koment