Aktualitet

Bashkia vendos shembjen e shkollës “Sami Frashëri”, Veliaj: Nuk i mbajnë kolonat pas tërmetit, s’bëjmë dot ‘make-up’ kur themelet janë të viteve ‘60 (VD)

Teksa mbajti aktivitetin te Liceu Artistik me rastin e 7-Marsit, ku 25 mësuesve u dha certifikatë mirënjohjeje, Veliaj tha se shkolla “Sami Frashëri” nuk i ka rezistuar tërmetit dhe do të shembet. Sipas kryebashkiakut, në këtë shkollë janë bërë investime por nuk mund të bëhet ‘make-up’, ndërkohë që themelet dhe kolonat nuk janë ndërruar dhe datojnë që në vitet ’60.
Featured image of article: Bashkia vendos shembjen e shkollës “Sami Frashëri”, Veliaj: Nuk i mbajnë kolonat pas tërmetit, s’bëjmë dot ‘make-up’ kur themelet janë të viteve ‘60 (VD) Erion Velija dhe gjimnazi “Sami Frashëri”
Përditësuar:

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka vendosur të shembë shkollën “Sami Frashëri”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Teksa mbajti aktivitetin te Liceu Artistik me rastin e 7-Marsit, ku 25 mësuesve u dha certifikatë mirënjohjeje, Veliaj tha se shkolla “Sami Frashëri” nuk i ka rezistuar tërmetit dhe do të shembet. Sipas kryebashkiakut, në këtë shkollë janë bërë investime, por nuk mund të bëhet ‘make-up’, ndërkohë që themelet dhe kolonat nuk janë ndërruar dhe datojnë që në vitet ’60.

Kam nostalgji për shkollën ku kam qenë unë, për Sami Frashërin, por vendimi që kemi marrë, bazuar në inxhinierë, në dy palë inxhinierë është që do të bëjmë një shkollë të re. Vërtet shkolla ka pas investime, ne kemi bërë investime, kemi bërë rikonstruksione, rrjetin elektrik, sistemin e ngrohjes, por nuk kemi ndërruar kollonat dhe themelet. Kollonat dhe themelet, janë ato të viteve ’60, kështu që për sa kohë nuk mbajnë kolonat dhe themelet ne nuk mund të bëjmë makeup, duke i vënë pudër dhe buzëkuq një shkolle e cila tërmetin e radhës nuk e mban dot. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta bëjmë të re nga e para, shkollën Sami Frashëri sic bëmë shkollën Kosova e shumë shkolla të tjera në Tiranë,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ngriti Komitetin e Rindërtimit. Kreu i qeverisë Edi Rama ka premtuar futjen e të gjitha familjeve të prekura në banesa të reja, deri në qershor të vitit 2021. Edhe në Tiranë shumë pallate rezultuan të dëmtuar rëndë, ndërsa shkollat u mbyllën përkohësisht. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment