Aktualitet

“Shkoi tek Trauma për t’i ikur policisë”/ Blutë e Elbasanit dalin blof pas përplasjes me armë zjarri, shesin me bujë arrestimin e Çaushollit që u ‘vetëofrua’ në spital

Por duke dashur të ‘vendosin vetullat, nxorrën sytë’, siç thotë populli. Me bujë të madhe, teksa njoftuan se arrestuan njërin prej autorëve të përplasjes me armë zjarri, i cili u shkoi ‘në pjatë të argjendtë’, Policia e Elbasanit, bëri edhe gafën!
Featured image of article: “Shkoi tek Trauma për t’i ikur policisë”/ Blutë e Elbasanit dalin blof pas përplasjes me armë zjarri, shesin me bujë arrestimin e Çaushollit që u ‘vetëofrua’ në spital Ervis Çausholli dhe pamje nga spitali i Traumës

TIRANË- Policia e Elbasanit e ka cilësuar spitalin e Traumës, si një vend ku mund të shkojnë të gjithë ata që duan t’i fshihen policisë. Me dashje apo jo, kjo gafë u publikua në njoftimin zyrtar të Policisë së Elbasanit, me anë të të cilit, u përpoq të justifikonte gabimin e parë, faktin që përplasjen me armë zjarri në Elbasan, ngjarje që ngriti në këmbë të gjithë qytetin, nuk e konsideroi të tillë.

Por duke dashur të ‘vendosin vetullat, nxorrën sytë’, siç thotë populli. Me bujë të madhe, teksa njoftuan se arrestuan njërin prej autorëve të përplasjes me armë zjarri, i cili u shkoi ‘në pjatë të argjendtë’, Policia e Elbasanit, bëri edhe gafën!

“Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë,”- shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ç’do të thotë kjo? Ndoshta kushdo që dëshiron t’i shpëtojë Policisë mund të drejtohet për tek Spitali i Traumës?

Por duke parë që pavarësisht mjekimit që mori tek Trauma, Elvis Çausholli, i përfshiri në përplasjen me armë zjarri që ‘hëngri’ dhe plumbin në shpatull, u vu në panga….më mirë mos e provoni!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment