Aktualitet

Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri Gjana tregon ç’i panë sytë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen

VIDEO
Gjana tha se ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai më tej pohoi se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias.
Featured image of article: Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri Gjana tregon ç’i panë sytë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen Infermieri Gjana
Përditësuar:

ITALI– Në një bisedë me skype nga Italia, ka folur njëri nga infermjerët që ditën e djeshme u nis drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor atje në luftën përballë koronavirusit. Korab Gjana tha se ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai më tej pohoi se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias.

Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca, nesër do  fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”, tha Gjana.

Shqipëria ka nisur dje 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre në përballimin e situatës që po kalon Italia me përhapjen e koronavirusit ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10 000 përsona ndër to edhe disa mjekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

4 Komente në “Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri Gjana tregon ç’i panë sytë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen

  1. Sa kohe paska ky per te dhene edhe intervista ne Skype e te numeroje avionet, ambulancat e te semuret. Shko ore bej ate per te cilen ke shkuar atje. Apo vazhdon show-n e K/ministrit?!

  2. Ky dhe te tjeret si ky na bene te ndjehemi krenare si komb . Eshte pak ti quash heroj per vete rrezikun qe kane marre mbi supe. Meritojne vec levdata.

  3. Ky dhe te tjeret si ky na bene te ndjehemi krenare si komb . Eshte pak ti quash heroj per vete rrezikun qe kane marre mbi supe. Meritojne vec levdata.

  4. Cfare budallalleku o zot, po kujt i plasi per 30 as per 3000 mije mjek o njeri, po bej ate pune qe ke vajtur demek te besh o veterinar Xhana, lere propoganden e K/ M se na keni bere per te vjelle, populli i kupton te gjitha. Te fala Erion Veliaj….haaaaaa

Shto Koment