Sport

Shkoi te “magjistarja” serbe për t’u rikuperuar nga dëmtimi, Diego Costa tregon tmerrin: Unë ulërija nga dhimbja, ajo pinte cigare…

Sulmuesi vendosi të fluturojë për në Beograd, që të merrte shërbimet e mrekullueshme mjekësore të Marijana Kovacevic
Featured image of article: Shkoi te “magjistarja” serbe për t’u rikuperuar nga dëmtimi, Diego Costa tregon tmerrin: Unë ulërija nga dhimbja, ajo pinte cigare…

SPANJË-Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa është rikthyer edhe një herë të flasë për atë finale të humbur ndaj Real Madrid të 24 majit të vitit 2014. Vetëm një javë më parë ekipi i Atletico Madrid kishte fituar La Liga-n, megjithatë duhej me patjetër të fitohej edhe Champions League, sulmuesi spanjollo-brazilian kishte pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Rimëkëmbja në vetëm shtatë ditë ishte praktikisht e pamundur, por mundësia e madhe për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve nuk të jepet çdo ditë. Prandaj, sulmuesi vendosi të fluturojë për në Beograd, që të merrte shërbimet e mrekullueshme mjekësore të Marijana Kovacevic.

Ky është një nga kujtimet më të këqija të karrierës time”, – dëshmon ish-lojtari i Chelsea. Metoda mjekësore, për të cilën u diskutua shumë, përfshinte masazhe me një rrotull të veçantë në zonën e dëmtuar, e cila së pari spërkatej me një xhel të marrë nga placenta e një pele. Pacienti, pastaj i nënshtrohet një fluksi të energjisë me frekuencë të lartë, e cila, sipas specialists serbe, ka aftësinë të përshpejtojë jashtëzakonisht rigjenerimin e indeve pa ndërhyrje invazive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Diego Costa, megjithatë, gjërat nuk ishin ashtu si i priste: “Ai trajtim ishte një tronditje e vërtetë elektrike. Ndërsa unë vuaja nga dhimbjet e tmerrshme për dy orë, mjekja serbe pinte duhan e shkujdesur. Ishte shumë e vështirë dhe shumë e dhimbshme, një nga momentet më të trishtuara të karrierës time”. Sakrificë, e cila, për më tepër, rezultoi e padobishme. Costa, në të vërtetë, filloi si titullar në finalen e Lisbonës, por pas 9 minutash u detyrua t’ia linte vendin Adrian Lopez. Dhe Atletico Madrid humbi në kohën shtesë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment