Aktualitet

Shkoi për të marrë dru, shqiptari vritet me kazmë në kokë në sy të familjes. Si e sulmoi bashkatdhetari

Mediat greke shkruajnë se viktima ka shkuar për të vjedhur dru pranë banesës së dy shqiptarëve të tjerë dhe aty është pikasur. Dy shqiptarët kanë dalë dhe e kanë sulmuar 35-vjeçarin.
Featured image of article: Shkoi për të marrë dru, shqiptari vritet me kazmë në kokë në sy të familjes. Si e sulmoi bashkatdhetari Foto Ilustruese

GREQI– Një shqiptar ka vrarë një bashkëatdhetarin e tij me kazëm. Ngjarja ka ndodhur në Greqi pas një sherri me motive banale në një kamp të komunitetit rom në Pelasgia Fthiotida.

Mediat greke shkruajnë se viktima ka shkuar për të vjedhur dru pranë banesës së dy shqiptarëve të tjerë dhe aty është pikasur. Dy shqiptarët kanë dalë dhe e kanë sulmuar 35-vjeçarin.

Njëri prej sulmuesve, 40 vjeç ka marrë një kazmë dhe e ka gositur të ndjerin në kokë në sy të familjarëve të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka vënë në pranga dy sulmuesit e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe po punon për të shmangur çdo hakmarrje të mundshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment