Aktualitet

Shkoi për muaj mjalti, por u kthye me arkivol/ Si u hodh nga balloni i hotelit në Turqi 35-vjeçari shqiptar (Dëshmitë)

I riu nga Novi Pazari i Sanxhakut në Serbi ishte nisur pas martese me bashkëshorten e tij në Turqi për të kaluar muajin e mjaltit.
Featured image of article: Shkoi për muaj mjalti, por u kthye me arkivol/ Si u hodh nga balloni i hotelit në Turqi 35-vjeçari shqiptar (Dëshmitë) Samir Tuzinaci

TURQI– Muaji i mjaltit duhet të jetë një prej periudhave më të lumtura të jetës por jo për Samir Tuzinacin.

I riu nga Novi Pazari i Sanxhakut në Serbi ishte nisur pas martese me bashkëshorten e tij në Turqi për të kaluar muajin e mjaltit.

Por gjërat për të nuk kanë shkuar ashtu siç duhet pasi i riu ka vendosur t’i japë fund jetës dhe të hidhet nga dhoma e hotelit.

Megjithëatë autoritet turke nuk e kanë përjashtuar mundësinë se ai mund edhe të ketë rënë nga ballkoni.

Fqinjët e tij kanë treguar se Tuzinaci e kishte përjetuar keq humbjen e babait para disa viteve dhe se merrte ilaçe kundër depresionit.

Ata kanë rrëfyer gjithashtu se 35-vjeçari ishte një djalë i sjellshëm dhe i respektuar në komunitetin shqiptar që jeton në Sanxhak të Serbisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment