Aktualitet

Shkodranët falin Namazin, qindra qytetarë brenda xhamisë së madhe të qytetit (VD)

Qytetarët e Shkodrës kanë falur Namazin në ditën e Fitër Bajramit.

Shkodër: Në qytetin e  Shkodrës, në xhaminë e madhe,  mijëra besimtarë kanë falur Namazin në ditën e Fitër Bajramit.

Brenda në xhami qindra myslimanë janë falur sot duke i dhënë kështu edhe fund muajit të Ramazanit.  Dosja.al ka siguruar pamje nga falje në xhami, ku vihet re një numër i madh personash.

Fitër Bajrami, shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit ose Abrahamit për të sakrifikuar djalin e tij sipas urdhrave të Zotit.

J.V/Dosja.al

  • Mijëra besimtarë falin Namazin e Fitër Bajramit, i japin fund muajit të Ramazanit, foto nga festimet në qytetet e vendit
  • Shto Koment