Politike

Shkodranët braktisën partinë, Balla pas përfundimit të votimeve në PS: Jemi modernë, ja çfarë dëshmoi mënyra elektronike

  • PS zgjedh delegatët/ Rama për Metën: Përsëri në anën e gabuar të historisë, gati ligji për KÇK
  • Zgjedhjet në PS-në e Shkodrës, Rama merr ‘shuplakë’ nga socialistët, të vetit braktisin votimet
  • Balla shtoi gjithashtu se në zgjedhje morën pjesë 76.068 anëtarë të PS, dhe se kjo gjë ka dëshmuar edhe faktin që sips tij, PS-ja është partia më modern në vend.
    Featured image of article: Shkodranët braktisën partinë, Balla pas përfundimit të votimeve në PS: Jemi modernë, ja çfarë dëshmoi mënyra elektronike Taulant Balla
    Përditësuar:

    TIRANË– Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste njoftoi përfundmin e zgjehdjeve brenda PS-së për për zgjedhjen e delegatëve. Në një prononcim për emdiat, Balla u shpreh se ky proçes testoi për herë të parë votimin elektronik dhe se sipas numrit dy të PS-së ka rezultuar një sukses.

    Balla shtoi gjithashtu se në zgjedhje morën pjesë 76.068 anëtarë të PS, dhe se kjo gjë ka dëshmuar edhe faktin që sips tij, PS-ja është partia më modern në vend.

    “Dua të veçoj gjatë ditës së sotme, dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor me testimin për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr.8 të Tiranës nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan on-line, Partia Socialiste tregoi se nuk është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri,”- tha Balla ndër të tjera.

    Pjesë nga fjala e Ballës

    PS shkolle e funksionimit demokratik. Sot permbyllem fazen e pare te procesit te riorganizimit te PS, me zgjedhjen e delegateve. Votimi elektronik dhe votimi nepermjet postes demostrim shume i rendesishem. Sa here PS ka zhvilluar zgjedhje ka qene shkolle per gjithe klasen politike. Nuk eshte regjistuar asnje problematik, proces i rregullt me standart te larte,

    Dy risite qe shenoi ky proces, testimi i tekonoligjise ne votimin elektronik, barazia gjinore risia me e madhe e ketij procesi. 47% e kandidateve gra dhe vajza. Procesi i ketyre zgjedhjeve rendesi te vecante, per pjesen e dyte te procesit. Ne stadin aktual te ps ka nevoje per energjizim,

    706 delegate te zgjedhur, 353 gra dhe vajza, 353 burra dhe djem. Ne perfundim dua te falenderoj te gjithe themeluesit e partise sone. Kjo shkolle jete dhe politike cdo dite e me shume ne funksion te njerezve qe jane te ftuar te kontribuojne. Faleminderit te gjitha grave dhe vajzave qe u bene pjese e ketij procesi.

    Nga ana tjetër Dosja.al raportoi se procesi i votimit në Shkodër ka qenë një dështim pasi socialistët e kanë braktisur partinë e tyre. Burime nga Partia Socialiste në Shkodër brenda PS-së, bënë me dije për Dosja.al se shkaqet që ka ndikuar në këtë vendim është edhe mosrealizimi i asnjë prej emërimeve në postet drejtuese në Shkodër të cilat u trumbetuan me të madhe nga Kryeministri për një reformim të socialistëve të Shkodrës.

    Ndërsa në Vlorë mësohet se delegatët janë shpallur pa pyetur kryetarët e PS-së. Njëri prej tyre mësohet të ketë qenë Afrim Qendro, ish-kreu i ARRSH-së në Tiranë. Socialistët kanë votuar sot për të zgjedhur 706 delegatët e rinj të Kongresit, përmes parimit një anëtar, një votë. Procesi nisi në orën 08:00 të mëngjesit.

    Në njësinë e votimit në Tiranë, votoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se brenda PS-së do të ketë një barazi gjinore mes burrave dhe grave.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment