Aktualitet

“Shkodra si Palermo”, kandidati i PS-së Valdrin Pjetri: Nuk trembem nga bandat, bëj punën time

Pas zyrtarizimit të tij si kandidati i PS për Bashkinë Shkodër, Prefekti Valdrin Pjetri është shprehur se nuk frikësohet situatës në të cilën ndodhet qyteti i Shkodrës si pasojë e bandave.
Featured image of article: “Shkodra si Palermo”, kandidati i PS-së Valdrin Pjetri: Nuk trembem nga bandat, bëj punën time Kandidati i PS-së në Shkodër, Valdrin Pjetri

SHKODËR– Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Valdrin Pjetri, ka dalë në një deklaratë për mediat.

I pyetur në lidhje me krimin në vend, Pjetri është shprehur se nuk trembet nga bandat e Shkodrës.

“As nuk më frikëson as nuk më ndal për të bërë punën time në zbatim të ligjit dhe për të zbatuar projektet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve,”– u shpreh Pjetri Përballë gazetarëve.

Herë pas here qyteti i Shkodrës është etiketuar si “Palermo e Shqipërisë” për shkak të krimeve të njëpasnjëshme të ndodhura në këtë vend si pasojë e përplasjes së bandave.

Më pas kandidati i PS-së ftoi qytetarët që të marrin pejsë në zgjedhjet e 30-qershorit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment