Politike

Shkodra “shesh betejë” për bashkinë, Rama bën reagimin e papritur, ja fotot që publikon

Në një reagim në Facebook, Rama ka publikaur disa foto të shëtitores së re në Shirokë, teksa shfaqet i ekzaltuar nga ritmet e punimeve.
Featured image of article: Shkodra “shesh betejë” për bashkinë, Rama bën reagimin e papritur, ja fotot që publikon Foto e publikuar nga Rama

SHKODËR- Në një kohë kur teksioni mes palëve ka arritur kulmin, dhe Shkodra është “një shesh betejë”, kryeministri Edi Rama ka bërë një “provokim”.

Në një reagim në Facebook, Rama ka publikaur disa foto të shëtitores së re në Shirokë, teksa shfaqet i ekzaltuar nga ritmet e punimeve.

“Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË

Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese😥 Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos😉”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës😍 #ShkodraqëDuam☀️ #ShqipëriaqëDuam🇦🇱

Ndërkohë sot në Shkodër Partia Demokratike po zhvillon një protest dhe kërkon anulimin  e mbledhjes për konstituimit të Këshilliat Bashkiak. PD më herët ka bërë akuza ndaj të zgjedhurit vendor, Valdrin Pjetrit, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës. Prefekti i Shkdorës pavarësisht këtyre ka thirrur mbledhjen dhe kërkon njohjen e mandatit të ri të kryetarit të bashkisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment