Aktualitet

Rasti i parë me koronavirus në Shkodër është një grua, kishte 3 javë në Tiranë, po qëndronte tek e bija

Mësohet se ajo ka qënë në Tiranë prej 3 javësh, dhe se ka ndenjur në familjnë e vajzës së saj, e cila gjithashtu se dyshohet që është e infektuar
Featured image of article: Rasti i parë me koronavirus në Shkodër është një grua, kishte 3 javë në Tiranë, po qëndronte tek e bija Foto ilustruese

TIRANË– Harta e të prekurve nga pandemia e koronavirusit është përhapur edhe më shumë në Shqipëri, me qytete si Vlora dhe Shkodra.

E infektuar në këtë qytet është një paciente femër, mosha e së cilës ende nuk bëhet e ditur. Mësohet se ajo ka qënë në Tiranë prej 3 javësh, dhe se ka ndenjur në familjnë e vajzës së saj, e cila gjithashtu se dyshohet që është e infektuar.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment