Blog

Shkodranë, në mëngjes mos përtoni dhe hidhni një sy poshtë makinës!

Ky është rasti i 4-ët në dy muaj ndërsa ngjarjet tronditëse nuk janë më lajm i ditës në këtë qytet.
Featured image of article: Shkodranë, në mëngjes mos përtoni dhe hidhni një sy poshtë makinës! Ergys Kavaja, gazetar

SHKODËR- Shkodra është tronditur sërish. Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të dielë, kur Suad Lici, Administratori i Vllaznisë, teksa po dilte nga banesa e tij ngjitur me stadiumin “Loro Borici” piketoi poshtë makinës së tij një pako të dyshimtë e cila ngjante me një sasi eksplozivi. Fatmirësisht, ai e pa në kohë duke njoftuar policinë e cila menjëherë mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërkohë që forcat xhenio saktësuan se nuk bëhej fjalë për pak, por për 200 gram eksploziv të llojit C4, ndërkohë që fitili zjarrpërcjellës nuk ka arritur që të mbërrijë ne kapsollën shpëthyese e cila mund të kishte qenë fatale.

Ky është rasti i 4-ët në dy muaj, ndërsa ngjarjet tronditëse nuk janë më lajm i ditës në këtë qytet. Kam zgjedhur të jetoj në këtë qytet, në një profesion të cilin e zgjedh dhe e dua çdo ditë , e çfarë është më  rëndësishmja kam krijuar familje në këtë vend. Mos vallë duhet të bëjmë gati valixhet dhe ta braktisim të gjithë, apo të jetojmë me frikën e shpërthimeve dhe tritolit nga mëngjesi në darkë!!!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë të dielë ajo çfarë i ndodhi Suadit, mund t’i kishte ndodhur kujtdo, kur “krimi” ka guximin që një sasi të tillë tritoli ta vendosë pikërisht pak metra larg Stadiumit “Loro Boriçi”, një objekt i rëndësisë së vecantë i cili jo vetëm që ruhet 24 orë, por edhe monitorohet nga kamera sigurie gjatë 24 orëve të ditës. A është kjo siguria që kanë shkodranët, apo këto kohë tmerri duhet të frikësojnë çdo ditë e më shumë shkodranët të cilët po e braktisin çdo ditë qytetin e tyre.

Politika, nuk më intereson dhe përtej çdo lloj paragjykimi një këshillë miqësore për të gjithë, çdo mëngjes kur dilni nga shtëpia dhe shkoni në punë apo përcillni fëmijët në kopësht,hidhni një sy poshtë makinës, sepse nuk i dihet se e kujt do të jetë radha nesër, të ruajmë veten para se të jemi viktima të shpërthimeve që e kane “mbërthyer” ketë qytet !

Shto Koment