Aktualitet

Tjetër rast me koronavirus në Shkodër, pacienti nga Puka ishte shtruar në spital, analiza e parë i doli negative

Fillimisht mjekët kanë dyshuar se ai ka qënë i infektuar por analiza me tampon e nxori si negativ, ndërkohë që pas analizave me skaner në Tiranë ai ka dalë pozitiv.
Featured image of article: Tjetër rast me koronavirus në Shkodër, pacienti nga Puka ishte shtruar në spital, analiza e parë i doli negative Foto ilustruese

SHKODËR– Një tjetër rast pozitiv me koronavirus është konfirmuar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i infektuari është një shtetas nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës.

Fillimisht mjekët kanë dyshuar se ai ka qënë i infektuar por analiza me tampon e nxori si negativ, ndërkohë që pas analizave me skaner në Tiranë ai ka dalë pozitiv. Pas marrjes së lajmit, mësohet se mjekët dhe infermierët që i kanë asistuar do të kontrollohen gjithashtu për të kuptuar nëse janë infektuar edhe ata.

Ministria  e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat.  Kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m./dosja.al)

 

 

Shto Koment