Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Shkodër/ Policia: Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, kemi identifikuar autorin

Policia njofton se është plagosur 27-vjeçari Vasel Koçeku. Sipas saj ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është në kërkim të tij.
Featured image of article: Plagosja e 27-vjeçarit në Shkodër/ Policia: Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, kemi identifikuar autorin Foto nga vendngjarja
Përditësuar:

Shkodër- Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen e 27-vjeçarit, Vasel Koçeku. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri 27-vjeçari. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është në kërkim të tij.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër. Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

J.V/Dosja.al

Shto Koment