Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina del nga rruga e përplaset me pemën, plagoset rëndë 32-vjeçari (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në fshatin Rrenc, të njësisë administrative Guri i Zi, ku i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Edison Hykaj.
Featured image of article: Aksident në Shkodër, makina del nga rruga e përplaset me pemën, plagoset rëndë 32-vjeçari (EMRI) Foto ilustruese

SHKODËR– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në fshatin Rrenc, të njësisë administrative Guri i Zi, ku i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Edison Hykaj.

Hykaj ishte duke qarkulluar me mjetin e tij “Mercedez-Benz” dhe në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar i përplasur me një pemë. Përplasja ka qenë e fortë pasi makina ka përfunduar e përmbysur dhe me rrota në ajër, ndërsa i riu ka mbetur i plagosur.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

32-vjeçari Hykaj është dërguar  me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment