Aktualitet

Përplasja me armë në Shkodër/Zbulohet shënjestra e atentatit, kush janë tre të arrestuarit (EMRAT)

Arrestohen Argjend Rexha 31-vjeç, Riad Xheladini 20-vjeç dhe Enison Buraku, 24-vjeç. Shpallet në kërkim Mirsat Meta. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Featured image of article: Përplasja me armë në Shkodër/Zbulohet shënjestra e atentatit, kush janë tre të arrestuarit (EMRAT) Foto nga vendi i ngjarjes

Shkodër– Detaje të reja kanë dalë nga përplasja me armë zjarri në Shkodër, ku u plagos aksidentalisht 35-vjeçarja Liljana Jeremija. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është arrestuar Argjend Rexha 31-vjeç, Riad Xheladini 20-vjeç dhe Enison Buraku, 24-vjeç. Ndërsa në kërkim është Mirsat Meta, pronari i BMW-së që u prek nga plumbat.

Fillimisht kanë qenë tre të rinjtë që kanë qëlluar në drejtim të Mirsat Metës, pronarit të BMW-së,  dhe në këto momente ky iu është kundërpërgjigjur me breshëri plubash. Nga përplasja me armë zjarri u plagos aksidentalisht 35-vjeçarja. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 05.02.2020, ku u plagos me armë zjarri shtetasja L. J. Finalizohet operacioni “Reagimi”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Durrës. Kontrolle të shumta, në disa qytete, për kapjen e autorëve. Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe DVP Durrës, u finalizua operacioni policor “Reagimi, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve: A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare). Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment