Aktualitet

Shkëputet masivi shkëmbor, humb jetën minatori në Bulqizë

Pak minuta më parë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Bulqizë pasi ka humbur jetën një minator, 57-vjeçar.
Featured image of article: Shkëputet masivi shkëmbor, humb jetën minatori në Bulqizë Foto ilustruese
Përditësuar:

Në Bulqizë ka humbur jetën një minator i cili ishte duke punuar në zonën D të minierës.  Mësohet se minatori 57-vjeçar  është goditur nga një masiv shkëmbor në kokë, i cili ishte shkëputur nga tavani i galerisë.

Informacioni paraprak i policisë:

Në minierën e Bulqizës në zonën D, duke punuar brenda në minierë dyshohet se është shembur një masiv shkëmbori dhe për pasojë ka humbur jetën një 57 vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment