Showbiz

Shkëndije Mujën s’do ta shihni më nudo! Këngëtarja mbulohet me shami dhe i dedikohet fesë islame, premtimi që bën: I jam futur studimeve

Nëse thuhet emri i Shkëndije Mujës, foto provokuese janë menjëhere ato që na lidhin me të mirëpo nuk do jetë për shumë gjatë kështu pasi këngëtarja iu është fokusuar fesë islame.
Featured image of article: Shkëndije Mujën s’do ta shihni më nudo! Këngëtarja mbulohet me shami dhe i dedikohet fesë islame, premtimi që bën: I jam futur studimeve Shkëndije Muja
Përditësuar:

Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” këngëtarja ka treguar se do ti japë fund fotove provokuese që postonte në Instagram. Pas vdekjes së mamasë Shkëndija është shprehur se iu është përkushtuar fesë islame dhe se po ndjek studime lidhur me të.

Mirëpo pavarësisht se iu është përkushtuar fesë ajo tregon se nuk do të heqë dorë nga muzika dhe se do ti rikthehet por jo si më përpara.

Do i rikthehem postimeve si më herët. Po studioj edhe studime ndërfetare. Kam ndryshuar pllakën e jetës time. Unë mendoj që nuk është ndryshim.  Natyrisht do ti rikthehem këngës, por jo si më përpara, do ti rikthehem realitetit që po jetojnë. Unë ndihem shumë mirë, siç do ramazan po mundohem të përmbush këtë detyrimet fetare. Unë po i fokusohem më shumë fesë. Unë mendoj që gjithmonë kam qenë besimtare”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duket se Shkëndija e ka marrë shumë seriozisht praktikimin e fesë islame pasi tashmë Instagrami i saj përmban vetëm foto ku ajo shihet me shami dhe me libër kurani në dorë.

(A.B)/ Dosja.al

Shto Koment