Aktualitet

Shkencëtarja shqiptare në Oksford jep lajmin e mirë: Vaksina kundër COVID dha efekt tek majmunët e infektuar

Zalli shkruan në Facebook se grupi i shkencëtarëve të Oxfordit kanë konstatuar se vaksina e tyre kundër pandemisë ka dhënë efekt pozitiv tek majmunët.
Featured image of article: Shkencëtarja shqiptare në Oksford jep lajmin e mirë: Vaksina kundër COVID dha efekt tek majmunët e infektuar Detina Zalli

SHBA- Pedagogia shqiptare në Harvard, Detina Zalli ka dhënë lajmin se grupi i shkencëtarëve të Oksfordit që po punon për gjetjen e vaksinës kundër COVID-1,  ka konstatuar se ajo ka dhënë efektet e dëshiruara tek majmunët me SARS-CoV-2.

“Vaksina e grupit të Oxfordit funksionon në majmunë rezus që janë 93% identik gjenetikisht me njerëzit. Kafshëve të cilave iu ishte dhënë vaksina, dhe më pas ishin të ekspozuara me SARS-CoV-2, kishin më pak virus në mushkëritë dhe rrugët e tyre ajrore. Kjo është krahasuar me grupin e kontrollit të majmunëve të cilit nuk iu dha vaksina. Provat klinike u zhvilluan në SH.B.A., duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit”, deklaron Zalli. Prej gjashtë vitesh, shkencëtarja Detina Zalli punon pranë Universitetit të mirënjohur, ku dhe ka studiuar si postdoktorante në fushën e Biologjisë Molekulare. Më shumë.”, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

946 të infektuar, 31 viktima dhe 715 të shëruar, ky është bilnaci i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 13 raste të reja. Po kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 715, ose 75% e të infektuarve kanë fituar betejën me COVID-19. Aktualisht në vend janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Ndërkohë në spitale janë 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment