Aktualitet

Shkencëtarja shqiptare, Detina Zalli jep lajmin e mirë: COVID-19 nuk ndryshon kodin gjenetik

Zalli ka treguar se virusi korona nuk ndryshon kodin e tij gjenetik dhe nëse zbulohet një vaksinë, kjo e fundit do të përdoret për shumë kohë.
Featured image of article: Shkencëtarja shqiptare, Detina Zalli jep lajmin e mirë: COVID-19 nuk ndryshon kodin gjenetik Dentina Zalli

Tiranë- Detina Zalli, pedagogia shqiptare në “Oxford”, në emisonin “Opinion” është shprehur se një studim i fundit ka treguar se COVID-19 nuk ndryshon kodin e tij gjenetik. Sipas saj, kjo do të thotë që nëse zbulohet një vaksinë , vaksina do të vijojë të funksionojë për disa kohë.

“Një lajm i mirë shkencor nga John Hopkins Hospital ka vënë re që virusi nuk ndryshon kodin e tij gjenetik me shpejtësi dhe ky është një lajm shumë pozitiv, sepse nëse zbulohet një vaksinë efektive në të ardhmen, vaksina do të vijojë të funksionojë për disa kohë, sepse virusi nuk ndryshon kodin. Edhe nga një studim që ka dalë sot, pothuajse janë të sigurt që ky virus i familjes korona ndryshon shumë ngadalë. Ekziston ende një pyetje e hapur se sa e qëndrueshme është përgjigja imunitare, nëse njerëzit që janë infektuar një herë mund të ri infektohen. Studimet e fundit tek shimpazetë kanë treguar që majmunët zhvillojnë antitrupa kundër COVID 19, por duhet të presim edhe pak kohë”, tha Zalli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment