Bota

Vrasja e shkencëtarit të bombave bërthamore, Irani akuzon Izraelin 

Në lidhje me vrasjen e tij, Irani i ka drejtuar gishtin Izraelit së bashku me një grup opozitar të Iranit të mërguar në Izrael.
Featured image of article: Vrasja e shkencëtarit të bombave bërthamore, Irani akuzon Izraelin  Mohsen Fakhrizadeh

IRAN- Mohsen Fakhrizadeh, është shkencëtari që u vra ditën e premte në nga një sulm i organizuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Në lidhje me vrasjen e tij, Irani i ka drejtuar gishtin Izraelit së bashku me një grup opozitar të Iranit të mërguar në Izrael. Shefi i sigurimit të Iranit, Ali Shamkhani në varrimin e shkencëtarit bërthamor tha se u përdorën pajisje elektronike në momentin që makina e tij u qëllua nga mitralozi.

Shefi i sigurimit gjithashu tha se Izraeli është pas sulmit të tronditi Iranin ditën e premte pasi ishte i akuzuar nga Izraeli për ndihmë të fshehtë të zhvillimit të armëve bërthamore. Në lidhje me këto akuza, Izraeli nuk ka dhënë ende një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi, shkencëtari Iranian që njihej si ‘babai i bombës iraniane’ ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati në datën 30 nëntor. Lajmin e kanë bërë me dije mediat iraniane dhe më pas Ministria e Mbrojtjes së Iranit, në një deklaratë për mediat,konfirmoi vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment