Kuriozitete

Pa në lajme se koronavirusi po përhapej në Kinë, shkencëtari gjerman ‘shpik’ makinerinë që bën testet, funksionon me tre hapa të thjeshtë. Tani nuk përballon dot fluksin e kërkesave

Mënyra se si funksionon pajisja e testimit është e këtillë: Fillimisht merret një kampion nga mukoza e fytit apo sekrecionet e hundës; ai kampion hidhet brenda provëzës së testimit. Nën kujdesin e një laboranti kombinimi i patogjenëve të Covid-19 me substancat kimike të gjëndura brenda pajisjes së testimit duhet të shfaqin një reaksion kimik të caktuar pas disa orësh. E kjo bën të mundur diagnostifkimin me Covid-19 te pacientët e dyshuar si mbartës.
Featured image of article: Pa në lajme se koronavirusi po përhapej në Kinë, shkencëtari gjerman ‘shpik’ makinerinë që bën testet, funksionon me tre hapa të thjeshtë. Tani nuk përballon dot fluksin e kërkesave Shkencetari gjerman

GJERMANI– Shkencëtari dhe themeluesi i kompanisë bioteknologjike “TIB Molbiol Syntheselabor GmbH” Olfert Landt, po shihte në lajme një sëmundje që po përhapej me shpejtësi në Kinë disa ditë pas ndërrimit të viteve.

Që nga ajo kohë shkencëtari gjerman që ka zhvilluar teste për viruse duke nisur nga gripet e zakonshme deri tej SARS ndjeu se kjo ishte një tjetër mundësi e artë. Ai i kaloi muajt duke bërë testime e studime të shumta gjersa më në fund arriti të krijojë një mënyrë për diagnostifikimin e Covid-19.

Gjatë këtyre dy muajve Landt dhe ekipi i tij kanë prodhuar mbi 40000 pajisje për testimin e Covid-19. Kompania tashmë është fokusuar plotësisht në prodhimin e këtyre pajisjeve diagnostifikuese, të cilat shiten 160 euro/copa. Telefonatat për porosi kanë vërshuar e blerësit kryesorë ishin nga OBSH dhe nga shumë qëndra spitalore e qeveri të vendeve të ndryshme.

Por krahas kompanisë gjermane për prodhime farmaceutike kanë qënë e shumë kompani të tjera si “LGC Biosearch Technologies” në Britani, CerTest Biotec në Spanjë dhe Seegene në Kore të Jugut që kanë pasur “bum” kërkimesh përsa i përket pajisjeve testuese.

Por si funksionojnë këto pasjisje testimi të viruseve ?

Përgjatë viteve TIB ka zhvilluar më shumë se 100 pajisje testimi për sëmundje të ndryshme. Por në rastin e koronavirusit, Landt dhe ekipi i tij bashkëpunoi me kompaninë “Roche Holding AG” e cila u mor me pjesën e distribuimit duke marrë në konsideratë fluksin e lartë që kishtë kërkesa për këtë pajisje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mënyra se si funksionon pajisja e testimit është e këtillë: Fillimisht merret një kampion nga mukoza e fytit apo sekrecionet e hundës; ai kampion hidhet brenda provëzës së testimit. Nën kujdesin e një laboranti kombinimi i patogjenëve të Covid-19 me substancat kimike të gjëndura brenda pajisjes së testimit duhet të shfaqin një reaksion kimik të caktuar pas disa orësh. E kjo bën të mundur diagnostifkimin me Covid-19 te pacientët e dyshuar si mbartës.

Por kërkesat për këtë pasjisje kanë qënë kaq të mëdha saqë Landt është detyruar të marrë me qera e një godinë tjetër afër vëndit ku punon në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për krijimin e pajisjes.  Gjithashtu ai ka punësuar dhe një ekip studentësh që t’a ndihmojë me procedurat. Interesant është fakti se tashmë në këtë firmë është duke punuar dhe djali 21-vjeçar i shkencëtarit, i cili mbikqyr proçesin e etiketimeve.

Ndërsa gruaja e tij Kostanca e cila ka doktoraturë në biologji merret me pjesën e prokurimeve dhe me furnizimet e lëndës së parë. Ishte Kostanca ajo që parashikoi fluksin e lartë të këtyre pajisjeve dhe që në fillim bëri porosi të mëdha të lëndës së parë.

Burimi: Blomberg

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment