Bota

Shkencëtari akuzon Boris Johnson: Dëshiron që rastet Covid-19 të rriten sa më shpejt

Shkencëtari Robert West, që këshillon qeverinë britanike lidhur me çështjet e pandemisë ka ngritur akuzat se qeveria po përpiqet të favorizojë shtimin e rasteve për të arritur imunitetin e tufës sa më parë të jetë e mundur.
Featured image of article: Shkencëtari akuzon Boris Johnson: Dëshiron që rastet Covid-19 të rriten sa më shpejt foto ilustruse

BRITANI- Një shkencëtar që këshillon qeverinë britanike lidhur me çështjet e pandemisë ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të favorizojë shtimin e rasteve me covid-19 për të arritur imunitetin e tufëska. The guardian raporton se pretendimi erdhi pasi u lehtësuan masat kufizuese në Angli.

“Ajo që ne po shohim është një vendim nga qeveria për të infektuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur, sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në të njëjtën kohë, për të fajësuar publikun për pasojat,“- tha Robert West. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duket se për qeverinë kapitali politik që do të fitojë nga një qasje e tillë vlen më shumë se sa dëmi që po i bëhet shëndetit dhe shërbimeve shëndetësore”,– ka theksuar West.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment