LIVE UPDATES
Bota

Shkencëtarët: Vaksina është e sigurt. Por disa ngurrojnë

3 Dhjetor 2020, 22:23 Nga DOSJA
Shkencëtarët: Vaksina është e sigurt. Por disa

Janelle Witten jeton në qytetin Gastonia të Karolinës së Veriut me bashkëshortin dhe djalin e saj gjashtë vjeç.

Gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit, ajo dhe familja e saj zbatuan me përgjegjësi udhëzimet e institucioneve shëndetësore sikurse Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ata kanë qëndruar larg atyre me të cilët nuk jetonin, kanë respektuar udhëzimet mbi higjienën e vendosur maska.

Por edhe pse zonja Witten beson se COVID-19 është një kërcënim real, ajo thotë se nuk do të vaksinohet kur një e tillë të jetë në dispozicion për publikun.

“Nuk jam kundër vaksinave. I kam bërë djalit të gjitha vaksinat që sugjerohen”, thotë ajo për Zërin e Amerikës. “Por tani për tani nuk do ta bëjmë vaksinën kundër COVID-it. Thjesht është shumë herët”, shton ajo.

Zonja Witten nuk është vetëm. Një sondazh i muajit tetorit i zhvilluar nga Fondacioni Kaiser Family zbuloi se 62 për qind e amerikanëve në moshë të rritur ishin të shqetësuar mbi presionin që administrata Trump bënte ndaj Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të miratuar një vaksinë kundër koronavirusit, para zgjedhjeve presidenciale.

Një sondazh i publikuar javën e kaluar tregoi se mes afro-amerikanëve, të cilët vuajnë një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë nga virusi krahasuar me çdo grupim tjetër racor, vetëm 14 për qind besojnë se një vaksimin kundër COVID do të jetë i sigurt. Një shpjegim për këtë mosbesim mund të jetë historia tragjike e afro-amerikanëve që u nënshtroheshin eksperimenteve joetike mjekësore nga qeveria, që datojnë që nga vitet 1930.

Kjo është sfida me të cilën përballen ata që hartojnë politika në fushën e shëndetësisë ndërsa dy kompani farmaceutike amerikane, Pfizer dhe Moderna, njoftuan rezultate të hershme pozitive muajin e kaluar nga provat klinike të fazës së fundit, duke i hapur rrugën mundësisë që vaksinat të jenë në dispozicion fillimisht për grupe të përzgjedhura, brenda këtij muaji.

Entet rregullatore amerikanë ndodhen nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të shpejtuar procesin e rishikimit, pasi të mërkurën Britania dha autorizimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Pfizer, duke tejkaluar Shtetet të Bashkuara e vende të tjera evropiane në lejimin e vaksinimit masiv kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Ndërsa shumë janë duke festuar lajmin mbi suksesin e Pfizer-it dhe Moderna-s, disa ekspertë e grupe aktivistësh tashmë janë përqendruar në hapin tjetër: garantimin e imunizimit të një përqindje të mjaftueshme të popullsisë (mes 70% në 90%, sipas universitetit Johns Hopkins).

“Një vaksinë është efektive vetëm nëse njerëzit ndihen të sigurt që ta marrin”, shpjegon Dr. Paul Offit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në spitalin e Fëmijëve në Filadelfia. “Aktualisht ka një numër të konsiderueshëm amerikanësh që thonë se ngurojnë të vaksinohen”, shton ai.

Programi me “Shpejtësinë e Dritës”

Presidenti Trump i ka quajtur përpjekjen e administratës së tij për të zhvilluar dhe shpërndarë me shpejtësi një vaksinë kundër COVID-19-s “Operacioni Shpejtësia e Dritës”. Por për zonjën Witten dhe shumë amerikanë të tjerë, vendosja e theksit tek shpejtësia është shqetësuese.

“Thjesht nuk tingëllon e sigurt”, thotë ajo. “Shpejtësia me të cilën po krijohet dhe miratohet: si mund ta dimë se cilat do të jenë efektet afatgjata nëse nuk i japim kohë?!”

Zoti Offit, i cili është anëtar ni Komisionin Këshillimor për Praktikat e Imunizimit në CDC i tha Zërit të Amerikës se ai beson se skepticizmi që shumë amerikanë ndiejnë për momentin është i shëndetshëm.

“Është gjë pozitive të jesh vigjilent për atë që fut në trup”, thatë Offit, “Por ka një ndryshim mes skepticizmit dhe mospërfilljes”.

Për zotin Offit, ndryshimi është në mënyrën se si dikush i sheh të dhënat. Kundërshtarët e vaksinave, thotë ai, janë mosbesues dhe kundër çdo lloj vaksinimi dhe shpesh të motivuar nga teori konspiracioni në vend të shkencës.

Një numër grupesh anti-vaksinë, tejet dyshues ndaj qeverisë dhe disa sekte fetare që kundërshtojnë vaksinat në përgjithësi, nuk kanë asnjë dyshim se do ta refuzojnë vaksinën kundër koronavirusit kur ato të nisin të shpërndahen rreth fundit të këtij muaji.

Por ata përbëjnë një përqindje relativisht të vogël mes atyre që ngurojnë të vaksinohen. Në ndryshim skeptikët, një grup shumë më i madh, duan të shohin për të dhëna para se të marrin një vendim për t’u vaksinuar.

Këto të dhëna do të bëhen të njohura këtë muaj kur tre prej komisioneve kryesore mbi sigurinë e vaksinave të publikojnë gjetjet e tyre mbi studimet më të fundit nga provat klinike të kryera nga Pfizer dhe Moderna. Zoti Offit shpjegon se ndërsa provat kanë qenë shumë më të shkurtra sesa për vaksinat e kaluara, amerikanët duhet të ndihen të sigurt.

“Dhjetëra mijëra persona vaksinohen gjatë një prove normale të Fazës së tretë (faza përfundimatare)”, thotë ai. “Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur. Tridhjetë mijë njerëz kanë marrë vaksinën e Moderna-s dhe dyzet mijë atë të Pfizer-it”.

Ndërsa ndihet i sigurt për madhësinë e kampionit që është vaksionuar, zoti Offit pranon se gjatësia e këtyre provave është më e shkurtër krahasuar me të tjera, një ndryshim i domosdoshëm gjatë kësaj periudhe të pazakontë.

“Në fillim të këtij shekulli, vaksinat futeshin në provat e Fazës së tretë pas shtatë vitesh”, thotë zoti Offit. “Në rastin e COVID-19-s, më shumë se 270,600 amerikanë kanë vdekur tashmë. A duam vërtet të presim shtatë vjet për një vaksinim?!”

A është e sigurt një vaksinë e miratuar me shpejtësi?

Amerikanët që ngurojnë të vaksinohen, thonë janë efektet anësore të mundshme për të cilat ata shqetësohen më shumë.

Christy Cusimano jeton në St. Bernard të shtetit të Louisianës dhe nuk planifikon ta bëjë vaksinën derisa të ketë më shumë të dhëna mbi sigurinë e saj.

“I besoj shkencës”, thotë ajo, “por parapëlqej të pres për të parë qasjen”.

Zoti Offit këmbëngul që nëse vaksina miratohet, nuk është e nevojshme të pritet. Ai thotë se një vaksinë e aprovur do të thotë se është provuar se është efektive në parandalimin e COVID-19-s për të paktën disa muaj. Nëse është kështu, thotë ai, ka të ngjarë të jetë efektive edhe për më gjatë, pa efekte anësore të mëdha.

Pfizeri dhe partneri i saj gjerman, BioNTech njoftuan se vaksina e tyre ishte më shumë se 95 % efektive ndërsa Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit është 94.5% efektive.

“Nëse vaksina miratohet do ta dini se ajo është testuar se është e sigurt tek dhjetëra mijëra njerëz pa ndonjë efekt të kundërt serioz”, thotë Offit. “A do të zbulohet një efekt anësor nëse provohet në dhjetëra miliona njerëz? A do të shkaktojë probleme tre dekada më vonë? Ndoshta jo, por asnjë provë klinike nuk mund të na garantojë për këtë”.

Zoti Offit thotë se është e nevojshme të peshohen rreziqet e mundshme kundrejt përfitimeve të mundshme. Duke supozuar se vaksina është miratuar, përfitimet mund të jenë thelbësore.

“Nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish marrin një vaksinë të aprovuar, ne mund të shpëtojmë qindra mijëra jetë”, thotë ai.

Ish-Presidentët e SHBA do ta bëjnë vullnetarisht vaksinën

Ish-presidentët e SHBA Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton janë shprehur të gatshëm ta bëjnë vaksinën përpara kamerave televizive, sipas ndihmësve të presidentëve Bush dhe Clinton dhe një interviste të Presidentit Obama në radion Sirius XM.

“Unë mund ta bëj vaksinën në TV ose ta filmoj, vetëm e vetëm që njerëzit të dinë se unë i besoj kësaj shkence,” tha Presidenti Obama në një intervistë që u transmetua të enjten.

Themeluesi i kompanisë Microsoft Bill Gates, i cili është marrë me problemet e shëndetit publik përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, tha se ai do të vaksinohet dhe shpreson që më shumë njerëz do ta heqin skepticizmin për vaksinat.

“Cilido qoftë vendi im në radhë, unë do të dal menjëherë dhe do ta bëj vaksinën,” tha ai për televizionin NBC News në një intervistë që u transmetua të enjten. “Të gjitha janë vaksina të mira”, shtoi zoti Gates.

Përgjegjësia sociale

Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se Bordi i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë (DSMB), ai në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, Komisioni Këshillues i Produkteve Biologjike (VRBPAC) dhe Komisioni Këshillues për Praktikat e Imunizimit në Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve janë të gjitha grupe të besueshme të përbëra nga shkencëtarë të pavarur dhe ekspertë statistikash që kanë fuqinë të ndalin një provë klinike ose ta përshpejtojnë atë.

“Njerëzit në këto komisione nuk do ta rekomandonin vaksinën për publikun nëse nuk do ta rekomandonin atë edhe për familjarët e tyre”, thotë zoti Offit. “Nëse ata janë pas një procesi të tillë, duhet t’u besojmë”.

Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor i programit federal “Shpejtësia e Dritës”, kohët e fundit tha në një intervistë për gazetën The Washington Post se “bëhet fjalë për një përgjegjësi shoqërore. Të gjithë të mendohemi mirë përpara se të vendosim për të mos u vaksinuar”.

Ndërsa vaksina po bëhet realitet, shumë amerikanë duket se po e pranojnë këtë përgjegjësi. Sipas një sondazhi të Gallup-it publikuar muajin e kaluar 58% e amerikanëve të rritur të anketuar ishin tashmë të gatshëm të vaksinoheshin, një rritje kjo krahasuar me shtatorin kur shifra sipas Gallup-it llogaritej në 50%.

“Në fillim nguroja për vaksinën kundër COVID-19-s sepse nuk ka shumë informacion të cilin mund ta gëlltisësh lehtë”, thotë Kat Schweitzer, i cila jeton në New Orleans. “Mendoj se kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk janë të sigurt mbi vaksinimin. Por sa lexova, kuptova që nëse shkencëtarët dhe mjekët thonë se është e sigurt, është e rëndësishme që ta kuptojmë”.

Megjithëse është bërë përparim, ekspertët e shëndetit dhe mbrojtësit e vaksinimit kanë ende një rrugë të gjatë për të bindur një numër të mjaftueshëm skeptikësh për t’u vaksinuar.

“Edhe nëse aprovohet, nuk kam besim tek FDA-ja dhe organizatat e tjera shëndetësore”, thotë zonja Witten. “Ata miratojnë kaq shumë gjëra që unë i konsideroj të diskutueshme. Kam nevojë për të dhëna afatgjata që ata nuk i kanë ende”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina anticovid vaksina anticovid

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën