Bota

Shkencëtarët e Mynihut: Antitrupat e koronavirusit nuk mund të qëndrojnë gjatë në trup

Rezultatet sugjerojnë se pacientët e shëruar mund të riinfektohen, megjithëse janë të nevojshme teste të mëtejshme për ta konfirmuar këtë.
Featured image of article: Shkencëtarët e Mynihut: Antitrupat e koronavirusit nuk mund të qëndrojnë gjatë në trup Foto ilustruese

GJERMANI– Mediat  e huaja sëfundmi kanë shkruar rreth një studimi të shkencëtarëve të Mynihut që pretendon  se antitrupat e COVID-19 mund të mos qëndrojnë në trup më gjatë se disa muaj.

Në këtë mënyrë ulet shpresat për një vaksinë efikase ose imunitet afatgjatë.

“Në katër nga nëntë pacientët, kemi parë rënien e antitrupave neutralizues, në një test shumë të veçantë që mund të kryhet vetëm në një laborator të sigurisë së lartë.”- ka deklaruar Clemens Wendtner, këshilltar i lartë i Departamentit për Sëmundjet Infektive, në “Schwabing Clinic”.

Sipas Wendtner, rezultatet sugjerojnë se pacientët e shëruar mund të riinfektohen, megjithëse janë të nevojshme teste të mëtejshme për ta konfirmuar këtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shkalla, në të cilën ky studim ka një ndikim në imunitetin afatgjatë dhe strategjitë e vaksinimit, është akoma spekulative, por duhet të monitorohet në mënyrë kritike ndërsa përparon.”- përfundoi ai.

Burimi: Herald-dispatch  

A.C/Dosja.al

Shto Koment