Aktualitet

Shkencat Sociale/ Taulant Muka nuk “ndalet”, nxjerr emrat e pedagogëve pa doktoraturë e jashtë profilit

Muka me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se "aristokratët akademik" kanë marrë peng të ardhmen e të rinjve.
Featured image of article: Shkencat Sociale/ Taulant Muka nuk “ndalet”, nxjerr emrat e pedagogëve pa doktoraturë e jashtë profilit Taulant Muka

Ish-zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar pasditen e djeshme një listë me emrat e drejtuesve të Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët sipas tij janë jashtë profilit, pa arsim përkatës. Muka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se:

Edhe pse nuk kanë arsimin perkatës, këta kakistokrate” akademik kanë fituar dhjetëra miliona lekë në vit nga doktoraturat si udheheqës e në mësimdhenie, dhe për pasojë kanë marrë peng të ardhmen e të rinjve!

Postimi i plotë i Taulant Mukës

Metamorfoza te Shkencat Sociale nje shembull i “Kakistokracise” ne Arsimin e Larte!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesit e Fakultetit te Shkencave Sociale pa arsim perkates, jashte profili. 
1. Edmond Dragoti, shef Departamenti i Punes Sociale per 8 vjet, me diplome rusisht, i konvertuar ne Prof. Dr .ne psikolog, pa doktorature. 
2. Theodhori Karaj, Dekan per 8 vjet dhe shef departamenti i psikologjise, me diplome gjuhe- letersi i konvertuar ne Prof. Dr. Psikolog, pa doktorature. 
3. Adem Tamo shef departamenti i psikologjise per 8 vjet, ish Dekan, me diplome gjuhe- letersi, i konvertuar ne Prof. Dr. Psikolog, pa doktorature. 
4. Petraq Simo, ish zv. Dekan derisa doli ne pension, me diplome edukim fizik, i konvertiar ne docent ne psikologji, pa doktorature. 
5. Nikoleta Mita, me diplome rusisht, pedagoge ne departamentin e psikologjise, me titull Prof. Dr. pa doktorature.

Edhe pse nuk kane arsimin perkates, keta “kakistokrate” akademik kane fituar dhjetera miliona leke ne vit nga doktoraturat si udheheqes e ne mesimdhenie, dhe per pasoje kane marre peng te ardhmen e te rinjve!

 

Shto Koment