Bota

Shkëmbimi/ Filipinet do ti japin mjekë dhe infermierë Gjermanisë dhe Britanisë për të marrë dozat e vaksinës, pritet marrëveshje!

The Guardian shkruan se nuk e ndalon infermierët që të largohen, ndërsa profesionistëve nuk i lejon që të largohen nga vendi. 
Featured image of article: Shkëmbimi/ Filipinet do ti japin mjekë dhe infermierë Gjermanisë dhe Britanisë për të marrë dozat e vaksinës, pritet marrëveshje! Mjeket dhe Infermieret

FILIPINE- Filipinet janë të gatshëm që të dërgojnë personel mjekësor në Gjermani dhe Britani për punë nëse bien dakord që të dy vendet t’i dhurojnë vaksina Filipineve. The Guardian shkruan se Filipinet nuk i ndalonë infermierët që të largohen nga vendi.

Drejtoresha e zyrës së çështjeve ndërkombëtare në Filipine, Alice Visperas tha se janë të gatshme që të bisedojnë për heqjen e kufijrit të dërgimit të profesionistëve në Gjermani dhe Britani nëse këto vende i dhurojnë vaksina anti-Covid.   

Ne jemi duke shqyrtuar kërkesën për të hequr kufirin e vendosjes, me kusht për marrëveshje,”tha Visperas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Filipinet ende nuk e kanë filluar fushatën e tyre të vaksinimit të 70 milion personave të rritur, ose dy të tretat e 108 milion njerëzve të saj. Filipinet presin të marrin grupin e parë të vaksinave këtë javë, të dhuruara nga Kina. 

(I.A/dosja.al)

Shto Koment