Showbiz

Pa patentë? S’ka asnjë problem! Shkëlzen Berisha gjen zgjidhjen, Armina e ‘shëtit’ kudo me makinë, aktori i humorit i ‘thumbon’: Ata që ta hoqën…

Shkëlzen Berisha në foto pozon si pasagjer ndërsa në vendin e shoferit qëndron blogerja shqiptare, Armina Mevlani.
Featured image of article: Pa patentë? S’ka asnjë problem! Shkëlzen Berisha gjen zgjidhjen, Armina e ‘shëtit’ kudo me makinë, aktori i humorit i ‘thumbon’: Ata që ta hoqën… Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani

TIRANË– Kush tha që nuk ka zgjidhje për gjërat e ndaluara? Shkëlzen Berisha e ka gjetur zgjidhjen perfekte pasi pezullimit të lejes së drejtimit nga ana e Policisë së Shtetit. Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka postuar dy foto në Facebook me të dashurën e tij.

Berisha në foto pozon si pasagjer ndërsa në vendin e shoferit qëndron blogerja shqiptare, Armina Mevlani.  Partnerja e Shkëlzenit duket se është kthyer në shoferin e tij personal, deri në momentin që ai të kalojë periudhën e vështirë.

‘Patenta e re,’- shkruan Shkëlzeni në mbishkrimin e fotove duke i shoqëruara me emoji që buzeqeshin.

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani

Fotoja është pëlqyer dhe komentuar shumë mirëpo ishte aktori i njohur Julian Deda, i cili la atë më pikantin: Prandaj duhen falenderuar ata që të hoqën të vjetrën!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe i menjëhershëm ishte dhe përgjigjia e Arminës, e cila duket se e ka marrë me shumë sportivitet të gjithë situatën madje edhe ka qeshur.

‘Julian Deda hahahahahah komenti i vitit,‘-shkruan ajo.

Komenti

Kujtojmë se ishte Dosja.al ajo e cila bëri publike lajmin e para se rreth orës 23:00, Policia Rrugore gjatë një kontrolli tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ndaloi  për tejkalim shpejtësie Shkëlzen Berishën. Në këtë mënyrë atij iu është bllokuar patenta, pasi thuhej se po ecte me 128 km/orë, me mjetin tip “Benz S320”.

(a.b.k.m./dosja.al)

Shto Koment