LIVE UPDATES
Bota

Shkëlqimi dhe rënia e Merkel & Macron! Dy udhëheqësit do të  paguajnë koston e lartë të dështimit me vaksinat

24 Mars 2021, 08:25 Nga DOSJA
Shkëlqimi dhe rënia e Merkel & Macron! Dy udhëheqësit do

EUROPË– Vaksinimi kundër virusit ka kohë që është bërë jo vetëm një çështje shëndetësore por edhe një çështje politike. Suksesi në sigurimin e një numri të mjaftueshëm të vaksinave dhe imunizimin e popullsisë, si dhe eksportimin në tregjet e treta, u bë ose shenjë e prestigjit dhe fuqisë politike, ose një shenjë e dobësisë dhe një hyrje e humbjes së pozitës politike.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Angela Merkel dhe Emanuel Macron, dy udhëheqës pozitat e të cilëve deri vonë dukeshin të paprekshëm.

Pas shpërthimit të pandemisë, Gjermania dhe Franca, si dy vendet më të rëndësishme të BE-së, ishin në fokusin e publikut të të gjitha vendeve evropiane, si dy vënde për tu marrë shembull nga e gjithë bota për mënyrën sesi reaguan.

Angela Merkel dukej në atë kohë si udhëheqësja e padiskutueshme

Përgjigja gjermane ndaj pandemisë ishte e shpejtë dhe efikase. Masat kufizuese, së bashku me testimin masiv dhe monitorimin e kontakteve, kanë çuar në zbulimin e njerëzve të infektuar dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Gjithashtu, sistemi shëndetësor ishte efektiv në trajtimin e pacientëve. Për një kohë të gjatë, pothuajse nuk kishte vdekje. Mjekët gjermanë trajtuan me sukses pacientët në një kohë kur italianët vdisnin masivisht.

Franca hyri në pandemi mjaft e përgatitur

Franca, në të cilën protestat e Jelekëve të Verdhë ishin të freskëta, u përball me pandeminë me më pak mjeshtëri se Gjermania. Sidoqoftë, Franca hyri në pandemi mjaft e përgatitur. Autoritetet shëndetësore franceze filluan të grumbullojnë stoqe të pajisjeve mjekësore dhe në strategjitë e sigurisë nga 2008 dhe 2013 një pandemi e mundshme iu dha përparësi absolute. Edhe pse rasti i parë u regjistrua në janar 2020, nuk kishte vdekje në Francë për një kohë të gjatë. Sistemi francez i kujdesit shëndetësor provoi të ishte në lartësinë e detyrës.  Për më tepër, Franca dërgoi ndihmë në qytetin kinez të Ëuhan dhe Instituti Pasteur hapi një laborator në Shangai dhe ndihmoi kinezët të shtypnin pandeminë në Kinë. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi në pranverë.

“Shkëlqimi dhe rënia”

Franca pati një shpërthim të vërtetë rastesh, të cilat mbushën spitalet dhe çuan në një numër të madh të vdekjeve. Autoritetet franceze kanë futur një bllokim të rreptë, por nuk kanë shmangur kritikat publike se ata janë joefektive dhe të ngadaltë në trajtimin e epidemisë. Macron, qeveria e të cilit u trondit nga protestat, kishte një detyrë shumë më të vështirë se Angela Markel. Dhe pastaj,erdhi çështja e vaksinimit.

Dështimi i planit të vaksinimit

Zhvillimi i një vaksine efektive të koronavirusit është bërë një përparësi globale dhe shumë vende kanë hyrë në garë për të prodhuar vaksinën e parë dhe për të filluar vaksinimin.

Frigoriferë për vaksina mbërritën në Gjermani, por jo vaksina.

Deri më tani, vetëm pak më shumë se 6 % e popullsisë së përgjithshme (83,02 milion) janë vaksinuar, me pesë milion doza të para dhe tre milion të dyta të dorëzuara.

Kjo situatë është kryesisht rezultat i sistemit të vaksinimit, sipas të cilit qytetarët vaksinohen vetëm në qendrat e përcaktuara shëndetësore, ndryshe nga Britania, ku çdo mjek i familjes mund të vaksinojë pacientët e tij.

Në Francë, problemi lindi për shkak të vonesës tashmë kronike në shpërndarjen e vaksinave.

Megjithëse Franca filloi mirë, mungesa e vaksinave ngadalësoi procesin e imunizimit. Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, Franca arriti të japë vetëm 11,029 vaksina për 100,000 banorë – tre herë më pak se Britania, e cila shihet si një lloj turpi kombëtar. Procesi i ngadaltë i vaksinimit ka krijuar pakënaqësi në publik, veçanërisht sepse Franca është në valën e tretë të epidemisë pas hapjes së pjesshme, dhe vendi është shumë afër një mbylljeje të re të madhe.

Zemërimi i publikut të të dy vendeve ra mbi udhëheqësit e tyre, Angela Merkel dhe Emanuel Macron

Zgjedhjet rajonale gjermane të fundjavës që shkoi, shënuan rezultatet më të këqija ndonjëherë për kristiandemokratët e Merkelit në ish-bastionet e tyre; në landet e qeta të Baden-Vyrtembergut dhe Rineland-Palatinate, udhëheqësit e të cilave, si për shembull Helmut Kol, u ngjitën deri në krye të kancelarisë.

Sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Francë, e tregojnë Makronin kokë më kokë me Marin Lë Penin në raundin e dytë:52 për qind me 48 për qind. Dhe kjo është brenda kufijve të gabimit, sidomos për një kandidat, votuesit e të cilit, ashtu si ata të Donald Trumpit, tremben shpesh që ta pranojnë zgjedhjen e tyre.

Përshtatur nga BLIC

(Kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel emanuel macron franca gjermania angela merkel emanuel macron franca gjermania

Sondazh

Poll
Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën