Aktualitet

“Kemi provuar shantazhe me SMS”, ish-trajneri Muça flet për tritolin në makinën e Licit: Klube pa zot gjejnë hapësira, por shteti t’u rrijë afër

Ai u shpreh më tej se raste të tilla ndodhin në klube që nuk ka zot dhe se shteti duhet të qëndrojë më afër tyre.
Featured image of article: “Kemi provuar shantazhe me SMS”, ish-trajneri Muça flet për tritolin në makinën e Licit: Klube pa zot gjejnë hapësira, por shteti t’u rrijë afër Foto nga tritoli dhe Shkelqim Muca
Përditësuar:

TIRANË– Ish-trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku një ditë më parë administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, iu vendos tritol në makinë. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSh, Muça tha se kjo është një ngjarje ekstreme dhe se pothuajse të gjithë ata që drejtojnë në botën e sportit kanë provuar shantazhe me mesazhe, por jo të tilla si dje. Ai u shpreh më tej se raste të tilla ndodhin në klube që nuk ka zot dhe se shteti duhet të qëndrojë më afër tyre.

“Ne që kemi qenë në botën e sportit, e kemi provuar me shantazhe apo mesazhe, por jo me eksploziv. Shpresonim që me vite do të përmirësohej, por ka të bëjë me kulturën tonë, ka të bëjë me shumë injorancën. Jam dakord me atë që ndodh me klube që nuk kanë zot, kur gjejnë kështu hapësirash edhe bëjnë kështu gjërash duhet që shteti të jetë shumë afër e të denoncojë këto raste. Nuk është vetëm ky rast, ky është ekstrem, ka mesazhe çdo javë, për trajnerët e drejtuesit. Ka të bëjë me kulturën tonë që ta bëjmë tjetrin me zor lojtar, ka të bëjë që jemi të paorganizuar me fëmijët që në gjenezë. Formimi nuk është vetëm profesional, por edhe edukativ, shumë lojtarë në Shkodër nuk e dinë se çfarë tradite ka Vllaznia, apo te Tirana në çfarë klubi janë. Aty edukohesh me traditën. Po të shikoni ndeshjet e fëmijëve është batërdi, shahen arbritrat, rrihen me njëri-tjetrin, dhunohen gjyqtarë, ka të bëjë me mentalitetin tonë,”- tha Muça ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sasi tritoli i është vendosur mëngjesin e një dite më parë, makinës tip “Benz” të administratorit të ekipitit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo është afruar pranë mjetit e ka dalluar tritolin e vendosur poshtë makinës dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Për këtë ngjarje Lici ka deklaruar se kriminelët duhet të rrijnë larg sportit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment