Sport

Shkëlqeu me gol, Pioli i bëri vazhdimisht vetëm një pyetje Zlatanit

Tekniku e ka kuptuar se Milani luan më mirë, kur në fushë është Zlatan
Featured image of article: Shkëlqeu me gol, Pioli i bëri vazhdimisht vetëm një pyetje Zlatanit Ibra dhe Pioli

Stefano Pioli e ka kuptuar se Milani luan më mirë, kur në fushë është Zlatan Ibrahimovic. Edhe tifozët e dinë këtë, sepse e panë sot, kur “Djalli” fitoi 2-0 ndaj Cagliarit.

Suso, Krzysztof Piatek dhe Paqueta nuk luajtën për asnjë minutë. “Ishte një fitore e rëndësishme dhe e merituar. Zlatan ndoshta nuk do të futet ​​aq shumë, kështu që besoj se kemi nevojë për dikë rreth tij që mund të bëjë vrapime. Sapo kemi nisur me këtë modul, por sinjalet janë pozitive”, deklaroi tekniku pas ndeshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E pyeta Ibrën disa herë se si ndihej, ngaqë ai nuk kishte luajtur një ndeshje të plotë prej disa muajsh. Më tha se ndihej mirë. Ai dëshiron të dëshmojë se është ende një lojtar i madh dhe po na ndihmon. Ishim shumë të mirë”.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment