Politike

“Shkelmoi derën e bashkisë”, Miranda Rira sulmon Nuri Belbën: Ishe nën ndikimin e alkoolit, do ndiqesh penalisht

Në një postim në Facebook, Rira shkruan se sot “është dhunuar dhe shkelmuar dera e institucionit, nga pseudokryetari i dalë nga votimet farsë të 30 qershorit”.
Featured image of article: “Shkelmoi derën e bashkisë”, Miranda Rira sulmon Nuri Belbën: Ishe nën ndikimin e alkoolit, do ndiqesh penalisht Dera e Bashkise Përrenjas

PËRRENJAS- Ish-kryetarja e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka reaguar pas futjes me forcë në godinë të kryetarit të ri Nuri Belba.

Në një postim në Facebook, Rira shkruan se sot “është dhunuar dhe shkelmuar dera e institucionit, nga pseudokryetari i dalë nga votimet farsë të 30 qershorit”.

Ajo shton se Belba ka qenë nën ndikimin e alkoolit, duke shtuar se zyrtarët e PS kanë ngrënë një drekë para se të shkonin tek bashkia.

POSTIMI I PLOTË

Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit te bashkise Prrenjas!

Pseudo-Kryetari i dale nga votimet farse te 30 Qershorit, me disa persona te tjere te paautorizuar kane shkuar ne ambjentet e bashkise pas orarit zyrtar dhe kane hapur me trapan e shkelma dyert e bashkise!

Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese🤯🤯🤯🤯

Kryetar po te kujtoj se duke shqyer dyert e bashkise, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra ne ate godine 4 vjet me pare, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As une dhe asnje nga ish – kryetaret e meparshem nuk kane zbarkuar ne ate zyre ne ate menyre si Ali Baba dhe 40 hajdutet! Ne fund keni treguar se kjo eshte pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!

Ajo godine nuk eshte prona ime por e publikut, e njerezve! Te gjithe ata qe kane dhunuar dhe shkaterruar pronen publike, do te ndiqen edhe penalisht!

Miranda Rira deklaroi sot se ajo nuk do të largohej nga zyra, duke shtuar se zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Nga ana tjetër Nuri Belba dhe pse jo në ambientet e bashkisë, u betua dhe kërkoi që të vijonte detyrën për të cilën ishte zgjedhur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment