LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkelje në doganën e Durrësit, ministrja Gjonaj njofton 28 masat disiplinore

6 Mars 2019, 13:37 Nga DOSJA
Shkelje në doganën e Durrësit, ministrja Gjonaj njofton 28 masat

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar se janë dhënë 28 masa disiplinore në degën doganore të Durrësit.

Gjonaj njoftoi se gjatë kontrolleve janë evidentuar mos respektime të disa praktikave të parashikuara në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.

Si përfundim janë rekomanduar 28 masa disiplinore. Kryetari i Degës është pezulluar nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë edhe rritjen e pagës; për 18 doganierë dhe 5 specialistët e Zyrës së Rekuperimit u vendos si masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj si dhe “vërejtje” për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore.

Deklaratë për shtyp

Task forca antikorrupsion 28 masa disiplinore në degën doganore Durrës.

Fillimisht dua të bëj një parantezë për detyrën si Koordinator Kombëtar i Antikorrupsionit dhe drejtuese e Task Forcës Antikorrupsion, ngritur për të luftuar korrupsionin e trashëguar në administratën publike. Fakti që në raportet javore denoncojmë publikisht raste ku punonjës të administratës publike abuzojnë me detyrën dhe shkelin ligjin, dhe çfarë është më e rëndë, tradhëtojnë besimin e qytetarëve, nuk do të thotë se e gjithë administrata është e korruptuar.

Përkundrazi, administrata publike ka bërë hapa përpara drejt forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të cilësisë të shërbimeve që ofrohen ndaj qytetarëve.

Dua të sjell në vëmendje të qytetarëve, se çdo punonjës i larguar për paaftësi apo për praktika korruptive, jemi kujdesur që të zëvendësohen me profesionistë të rinj dhe të mirëshkolluar.

Por pavarësisht kësaj, rastet e izoluara do t’i evidentojmë dhe denoncojmë sistematikisht. Do vazhdojmë të vendosur në këtë rrugë, pasi e kemi të qartë që kemi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë.Task Forca Antikorrupsion këtë javë ushtroi kontroll në Degën Doganore Durrës,

ku verifikoi respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore në Portin e Durrësit, monitorimin e procedurave të magazinimit të përkohshëm, të terminalit të trageteve dhe të anijeve,bazuar kjo në

legjislacionin doganor në fuqi, dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit. Në përfundim të kontrollit task forca evidentoi keto shkelje:

*Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor,

*Mosrespektimin e parashikimeve ligjore si dhe të manualit “mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe mjeteve të transportit”.

Gjithashtu u evidentua se në disa praktika mungojnë të dhënat mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit.

Si dhe mos respektim të procedurave dhe kërkesave të parashikuara në legjislacionin në fuqi, në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 28 masa disiplinore.

Gjithashtu në kuadër të inspektimeve te ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë mbi veprimtarinë e profesioneve të lira si dhe garantimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, është referuar kallëzim penal pranë organeve të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, kryer nga personi juridik, zyrë avokatie “ADCA Zyrë Avokatie” sh.p.k., dhe nga përfaqësuesit e saj.

Task Forca Antikorrupsion konsaton se përfaqësuesit dhe punonjësit e kësaj zyre avokatie me veprime konkrete kanë tejkaluar dhe shpërdoruar kompetencat në fushën e përfaqësimit ligjor dhe me veprime konkrete kanë përvetësuar atribute që nuk i kanë, duke kryer funksione si zyrë përmbarimore apo përmbarues gjyqësor.Për ketë arsye i bej thirrje dhe dhomave kombëtare te kryejnë me përgjegjësi funksionin e mbarëvajtjes brenda ligjit te aktivitetit te zyrave.

Ndërkohë, nga strukturat që luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar 17 vepra penale në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë preceduar penalisht.

Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe Drejtoria Qëndrore e Hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe rastet janë referuar në Prokurori, për veprat penale, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimi i detyrës.

E përsëris, vizioni jonë është zero tolerancë ndaj paaftësisë dhe korrupsionit,

vëmendje dhe përkushtim për të forcuar administradën shtetërore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, në një aleancë të fortë me qytetarët.

Puna e Task Forcës do të vijojë gjithnjë e më intensive

duke i shkuar deri në fund çdo denoncimi apo çdo indicie

që do të kemi për akte korruptive në zyrat e shtetit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dogana durres etilda gjonaj task forca dogana durres etilda gjonaj task forca

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni