Aktualitet

Shkeli rregullat që vendosi vetë për Covid-19/ Bino s’ia fal Rakacollit: Duhet të gjobitet, policia të veprojë

Në një intervistë për Abcneës, Bino, ka thënë se grumbullimet janë të ndalaura për të gjithë, dhe në rastin e Rakacollit, e cila disa ditë më parë u fotografua në mesin e dhjetëra njerëzve duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.
Featured image of article: Shkeli rregullat që vendosi vetë për Covid-19/ Bino s’ia fal Rakacollit: Duhet të gjobitet, policia të veprojë Mira Rakacolli dhe Silva Bino

TIRANË- Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka thënë se zv.ministrja Mira Rakacolli, duhet të gjobitet për shkelje të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo.

Në një intervistë për Abcneës, Bino, ka thënë se grumbullimet janë të ndalaura për të gjithë, dhe në rastin e Rakacollit, e cila disa ditë më parë u fotografua në mesin e dhjetëra njerëzve duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

Pjesë nga biseda

Gazetari Endri Xhafo: Ju keni nxjerr një akt normative që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona por partitë nuk po e respektojnë . Kryetarja e Komitetit teknik është fotografuar në një takim elektoral . Ajo foto pastaj u hoq me urgjencë etj,

Silva Bino: Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, policia e shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi

Gazetari Endri Xhafo: Kur kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve merr pjesë në mbledhje në shkelje të asaj që ka miratuar mos vallë policia nuk ka çfarë bën dhe të ngrejë duart?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Silva Bino: Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë

Gazetari Endri Xhafo: Pse të gjobisë kur je e madhe dhe vaksinuar dhe e kuptoni rrezikun e gjësë, përndryshe i bie mos bëni si bëj unë.

Silva Bino: Kam shkelur rregullin

Për çfarë foto bëhet fjalë:

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat anti-Covid ka shkelur hapur rregullat e vendosura nga vetë ajo. Dosja.al mësoi se Rakacoli më 20 janar, zhvilloi një takim në një ambient të mbyllur me praninë e më shumë se dhjetë personave. Në foton  që bëri bujë në rrjetete sociale,  vihet re që shumë prej të pranishmëve në sallë, nuk kishin vendosur as maskat për mbrojtjen ndaj Covid-19, gjë që tashmë është e detyrueshme në vendin tonë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment