Aktualitet

Shkelën masat anti-COVID, nuk i shpëtojnë gjobës 863 qytetarë në 24 orët e fundit

Policia bën me dije se u ndëshkuan me gjobë  3.000 lekë, 763 persona që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse dhe 100 të tjerë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat.
Featured image of article: Shkelën masat anti-COVID, nuk i shpëtojnë gjobës 863 qytetarë në 24 orët e fundit Gjobat per maskat

TIRANË– 863 persona janw gjobitur gjatw 24 orwve tw fundit pasi nuk zbatuan masat e vendosura anti-COVID.

Policia bën me dije se u ndëshkuan me gjobë  3.000 lekë, 763 persona që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse dhe 100 të tjerë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat.

Njoftimi i plotë i policisë: 

U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 863 shtetas.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 763 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 100 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment