Rajoni

Shkel rregullat e qarkullimit rrugor/ Policia gjobit kryeministrin maqedonas Zoran Zaev

Mediat vendase kanë publikuar faturat e dënimeve ku mësohet se zyrtarët do të paguajnë nga 50 euro për shkelje të rregullave në trafik.
Featured image of article: Shkel rregullat e qarkullimit rrugor/ Policia gjobit kryeministrin maqedonas Zoran Zaev Zoran Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Policia rrugore ka gjobitur ditën e sotme krymenistrin maqedonas për shkak se ky i fundit nuk kishte vendosur helmetën gjatë kohës që po drejtonte motorin. Po ashtu janë dënuar edhe zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski dhe mininistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Fatura

Mediat vendase kanë publikuar faturat e dënimeve ku mësohet se zyrtarët do të paguajnë nga 50 euro për shkelje të rregullave në trafik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rrjetin social Twiter këtë javë u publikua një video ku shihej se kryeministri Zaev po drejtonte motorin duke mos mbajtur helmetë. Video shkaktoi shumë polemika në rrjete sociale pasi njerëzit e kritikonin se si kreu i shtetit nuk zbaton rregullat.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment