Rajoni

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali/ 13 persona në pranga mes tyre 8 shqiptarë

Operacioni për kapjen e bandës së trafikantëve zgjati disa muaj dhe mëngjesin e sotëm u finalizua qytetin e Ascoli-t dhe Fermana Rivera.
Featured image of article: Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali/ 13 persona në pranga mes tyre 8 shqiptarë Foto Ilustruese

ITALI- 13 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë akuzuar për prodhim dhe trafikim droge. Operacioni për kapjen e bandës së trafikantëve zgjati disa muaj dhe mëngjesin e sotëm u finalizua qytetin e Ascoli-t dhe Fermana Rivera. Mes personave të kapur 8 janë shqiptarë ndërsa 5 janë italian.

Të arrestuari i janë dhënë këto masa paraprake: 5 persona arrest me burg, 3 persona arrest shtëpiak, ndërsa të tjerët janë lënë në liri me detyrim paraqitje dhe të ndaluar të largohrn nga vendi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave italiane 4 nga 8 shqiptarët e arrestuar u gjetën 2 hektogram kokaine, 182 bimë kanabis sativa dhe 5 mijë euro.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment