Rajoni

Shkatërrohet plani i shqiptarit dhe bashkëvuajtësve të tij për tu arratisur nga burgu i Korfuzit, Departamenti i Anti-terrorit sekuestron thika, pistoleta, drogë dhe telefona

Ndërkohë autoritetet greke, kanë nisur hetimet ndaj 8 të burgosurve, për vepra penale të posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes më shumë se një herë.
Featured image of article: Shkatërrohet plani i shqiptarit dhe bashkëvuajtësve të tij për tu arratisur nga burgu i Korfuzit, Departamenti i Anti-terrorit sekuestron thika, pistoleta, drogë dhe telefona Foto ilustruese

GREQI- Gjatë një kontrolli të bërë në dy pavjonet e burgut të Korfuzit, janë gjetur pistoleta, thika të improvizuara, drogë dhe celularë. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Anti-terrorit në Greqi.

Gjatë këtij kontrolli ku të pranishëm ishin Drejtori i Qendrës së Paraburgimit dhe prokurori i Korfuzit u gjetën konkretisht:

Të fshehura plotësisht në një sipërfaqe metalike: Pistoletë me 6 gëzhoja, thikë dhe pako najloni të improvizuar me drogë, dyshohet heroinë, me peshë totale bruto 9.1 gram, krëhër me 7 fishekë, tre cigare me lëndë narkotike, 2 telefona celularë dhe një karikues, 4 thika, kufje dhe usb. Gjithashtu brenda këpucëve të një të burgosuri u gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 shkopinj.

Ndërkohë autoritetet greke, kanë nisur hetimet ndaj 8 të burgosurve, për vepra penale të posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes më shumë se një herë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë burg vuan dënimin dhe shqiptari Ibrahim Brahimi i cili me ndihmën e gjashtë të burgosurve të tjerë, kishte arritur të thyejë një kyçin e një dere e cila të çonte në një zonë ku ndalohej hyrja për të burgosurit. Ai u përpoq të bënte një vrimë në murin e qelisë së tij me mjete të improvizuara, por u kap gjatë kontrollit nga një oficer i burgut.

Ndaj tij u ngrit edhe akuza e tentativës për arratisje nga burgu i sigurisë së lartë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment