Rajoni

Shkatërrohet grupi i drogës në Itali, vihet në pranga kapo shqiptar i bandës, u sekuestruan 480 mijë euro dhe 70 kg marijuanë

Karabinierët e Riminit çmontuan një bandë ku arrestuan 6 persona, 2 nga të cilët u lanë në burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, ndërkohë 13 të tjerë në gjendje të lirë për krimin e shpërndarjes së substancave narkotike.
Featured image of article: Shkatërrohet grupi i drogës në Itali, vihet në pranga kapo shqiptar i bandës, u sekuestruan 480 mijë euro dhe 70 kg marijuanë Foto ilustruese

ITALI– Policia e Rimit ka sekuestruar lëndë narkotike që thuhet se vinin nga Spanja dhe Shqipëria.

Në operacionin e koduar ‘Ponny express’ karabinierët e Riminit çmontuan një bandë ku arrestuan 6 persona, 2 nga të cilët u lanë në burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, ndërkohë 13 të tjerë në gjendje të lirë për krimin e shpërndarjes së substancave narkotike.

Midis të arrestuarve janë edhe dy boss, një 26 vjeçar nga Rimini dhe një tjetër kapo i bandës, një 32 vjeçar shqiptar, rezident në Forli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vazhdën e hetimeve janë sekuestruar edhe 480 mijë euro si edhe 70 kg marijuanë të mbërritura nga Spanja në bordin e një trajleri.

Hetimet e këtij operacioni zgjatën 19 muaj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment