Politike

“Shkatërrimi i Teatrit, një akt barbar i qeverisë”/ “Le Monde”: Rama nxjerr në pah karrierën si artist, por shkatërroi simbolin e kulturës

Të përfshirë në artikull janë dhe zëra nga kundërshtarët, ndër ta edhe regjisori Edmond Budina, i cili rrëfen me pak fjalë se çfarë ndodhi në orët e para të mëgjesit të thuajse një jave më parë.
Featured image of article: “Shkatërrimi i Teatrit, një akt barbar i qeverisë”/ “Le Monde”: Rama nxjerr në pah karrierën si artist, por shkatërroi simbolin e kulturës Edi Rama

FRANCË– E përditshmja franceze “LE MONDE” i ka dedikuar një shkrim prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj. Në shkrimin e publikuar ditën e djeshme, “Le Monde” vë theksin tek fakti që një piktor dhe njeri i artit si kryeministri Edi Rama shembi një objekt me shumë histori të vendit tonë.

Të përfshirë në artikull janë dhe zëra nga kundërshtarët, ndër ta edhe regjisori Edmond Budina, i cili rrëfen me pak fjalë se çfarë ndodhi në orët e para të mëgjesit të thuajse një jave më parë.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Kryeministri shqiptar Edi Rama kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i kryeqytetit, Tiranë, midis viteve 2000 dhe 2011, ai u bë i njohur në të gjithë botën pasi leu ndërtesat e trashëguara nga diktatura komuniste me ngjyra të ndritshme. Kështu ai i tha kryeqytetit shqiptar një galeri arti në natyrë. Por të dielën më 17 maj, i njëjti Edi Rama, 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi në orët e para të mëngjesit Polinë për të shkatërruar një nga institucionet kulturore të vendit, Teatrin Kombëtar. Brenda tij ishin disa duzina artistësh dhe kundërshtarësh politikë që kishin uzurpuar ndërtesën për më shumë se dy vjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata erdhën në orën 4:15 të mëngjesit, ne ishim ende rreth gjashtëdhjetë vetë, ata na evakuuan dhe sollën buldozerin,”- tregon regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Organizatë e krijuar që nga viti 2018 për të shpëtuar ndërtesën së ngritur në vitin 1940 kur vendi u pushtua nga Italia. Një demonstrim spontan në të cilin liderët e opozitës u shpërndanë brutalisht.

Teatri Kombëtar u shemb një javë më parë, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë. Pas shembjes së godinës kanë shpërthyer edhe njëherë protestat dhe kërkohen rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte më parë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment