
NORVEGJI – Federata Norvegjeze e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares, suedezin e njohur Lars Lagerbak. Merret një vendim i tillë ekstrem, për ndërprerjen e bashkëpunimin me teknikun 72-vjeçar, për shkak se ai nuk mundi të ngjiste Norvegjinë në Ligën A të Nations League.
Federata norvegjeze ka nxituar dhe ka prezantuar menjëherë trajnerin e ri, Stel Solbaken, i cili më parë ka trajnuar ekipe si Volves, Këln dhe Kopenhagen. Solbaken do të nisë zyrtarisht punën në krye të stolit të Norvegjisë më 7 dhjetor dhe synimi kryesor i tij është kualifikimi i vendit nordik në finalet e botërorit “Katar 2022”.
B.T (Dosja.al)