Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ish gjyqtari Shkëlzen Selimi, KPA jep vendimin

Trupi gjykues vendosi unanimisht sot për lënien në fuqi të vendimit të KPK-së lidhur me detyrën e ish-gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi.
Featured image of article: Shkarkohet nga detyra ish gjyqtari Shkëlzen Selimi, KPA jep vendimin Ish-gjyqtari Shkëlzen Selimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi unanimisht nga detyra ish-gjyqtarin e lartë, Shkëlzen Selimi, duke lënë në fuqi vendimin për largimin e tij nga drejtësia dhënë gjatë verës nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK).

Trupi gjykues i KPA, i cili kryesohej nga Sokol Çomo, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit, Shkëlzen Selimi.

Ndërkohë, kujtojmë se në seancën e korrikut të kaluar, KPK deklaroi se Selimi nuk i përmbush kriteret e vlerësimit, prandaj do të shkarkohet nga detyra që ai mban.

Vendimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Sokol Çomo, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, sot, më datë 07.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.19/2018, datë 11.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi, kundër vendimit nr. 52, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues, mbështetur në faktet e provuara në gjykim, në zbatim të nenit Dh pika 3 e 4 të Aneksit të Kushtetutës dhe të neneve 61 pika 2 e 3 dhe 66 pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 vendosi unanimisht:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lënien në fuqi të vendimit nr. 52, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 07.02.2019.

(a.m/dosja.al)

 

Shto Koment