Aktualitet

Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental Kiço Londo, në vendin e tij emërohet ish-regjizori i ‘Portokalli’ Altin Basha

Drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo është liruar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Altin Basha
Featured image of article: Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental Kiço Londo, në vendin e tij emërohet ish-regjizori i ‘Portokalli’ Altin Basha Altin Basha dheKiço Londo

TIRANË– Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar regjisori Altin Basha.

Ky i fundit u largua pak kohë më parë nga programi i humorit ‘Portokalli’ dhe ishte në dilemë se në cilin televizion do ta shihnim si regjizor.

Shkarkimi i Kiço Londos u bë me propozim të ministres së Kulturës ndërsa është firmosur nga zv/ kryeministri Erion Braçe. Mësohet se dy javë më parë Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune për shkarkimin e Londos, pa bërë të ditur motivacionet e këtij shkarkimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VENDOSI:

1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

(a.b)/dosja.al

Shto Koment