LIVE UPDATES
Bota

Shkarkimi i Valdete Dakës, opozita akuzon LVV-në për kapje të shtetit

15 Qershor 2021, 20:32 Nga DOSJA
Shkarkimi i Valdete Dakës, opozita akuzon LVV-në për kapje

KOSOVË- Vendimi i fundit i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe vendimet e tjera të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordeve, nga opozita në Kosovë po shihen si përpjekje për kontroll total të të gjitha institucioneve të pavarura.

Mirëpo, në Qeverinë e Kosovës thonë se institucionet e kapura janë trashëgimi e keqe e qeverive të kaluara dhe do t’i mbetet të kaluarës, “ndërsa çkapja dhe funksionalizimi i tyre është synim i qeverisë së sotme”.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e tilla për shkarkimin e zyrtarëve nga institucionet e pavarura, do të jenë problem për të ardhmen e vendit.

“Kjo është kapja e re. Thënë të drejtën, në Kosovë prej fillimit të ndërtimit të administratës, asnjëherë nuk kanë ndodhur shkarkime masive, siç po ndodhin tash në borde e agjenci të institucione të pavarura”.

“Është hera e parë që po vërehet kjo sjellje. Është sjellje e cila po ndërton një metodologji. Kjo metodologji që po ndërtohet është regres për Kosovën edhe do të jetë problem në të ardhmen“, tha Gashi.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë dëshmi e qartë se qytetarët kanë kërkuar dhe presin ndryshim dhe se sipas tij, atë ndryshim e presin nga institucionet dhe qeveria e zgjedhur nga ata.

Kryeziu tha se për të përmbushur pritshmëritë, është e domosdoshme që udhëheqësit e institucioneve tjera vartëse, të jenë në linjë me vizionin e qeverisë së re dhe të ndajnë me të vlera dhe qëllime të përbashkëta.

“Institucionet e kapura janë trashëgimi e keqe e qeverive të kaluara dhe do t’i mbetet të kaluarës, ndërsa çkapja dhe funksionalizimi i tyre është synim i qeverisë së sotme. Kjo disave nuk do t’u pëlqejë sepse përbën fundin e një epoke, prandaj edhe do të ketë kritika të kohëpaskohshme, por vizioni ynë është i qartë dhe në shërbim të qytetarëve”, tha Kryeziu.

Të hënën, presidentja Osmani përmes një njoftimi bëri të ditur se e ka liruar nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Në vendimin e saj për shkarkimin e Dakës, presidentja Osmani ka thënë se “kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike”.

Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se vendimi i presidentes Osmani për të shkarkuar Dakën është goditje e rëndë ndaj një institucioni të pavarur dhe shkelje e Kushtetutës. Në Partinë Demokratike të Kosovës, thanë se vendimi i presidentes është sulm ndaj KQZ-së dhe “kapje” e këtij institucioni, vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, që janë caktuar të mbahen më 17 tetor.

Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës konsiderojnë se vendimi i presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës “është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit”.

Pak ditë më parë, nga detyra e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit ka dhënë dorëheqje, Ilir Morina. Ai tha se dorëheqjen e ka ofruar për arsye të ndryshme, por ka përmendur edhe disa veprime të disa militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në ministri, ku ai ka punuar për më shumë se dhjetë vjet.

“Kemi pasur raporte të mira me ministrin, unë vet e kam kërkuar dorëheqjen. Zyrtarët e ulët i bëjnë presionet te të gjithë dhe janë duke bërë ende. Janë disa zyrtarë në Ministri të Mjedisit që janë duke bërë presion që do të largohet ky.. është në radhë ai, si dhe ai tjetri… dhe në njëfarë mënyre po ia qëllojnë”.

“Militantët më kanë thënë që je në listë. Ata janë kolegë pune që e kanë përkrahur Vetëvendosjen ose të tjerë që kanë pasur miq, do të thotë në njëfarë mënyre, jo që nuk e kemi pritur”, tha Morina.

Ariana Qosaj-Mustafa, kryetare e bordit të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës dhe ligjëruese në një nga kolegjet private në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se shkarkimi i Dakës ishte anti-kushtetues dhe ndikon edhe në themelet demokratike, në të cilat synon të ndërtohet Kosova.

“Çdo lloj shkarkimi duhet të jetë proces ligjor, duhet të jetë në përputhje me kërkesat të cilat janë vërejtur nga vetë qytetarët, sepse ka qenë një kërkesë edhe vota tregon. Ka qenë një votë e revoltës ku është kërkuar ky ndryshimi, mirëpo në anën tjetër nëse vazhdohet me tendenca të shkarkimeve, të cilat mund të jenë edhe anti-kushtetuese, kjo nuk do të jetë mirë”, tha Qosaj-Mustafa.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se asnjë proces apo vendim i marrë nga udhëheqja e re, nuk është bërë në shpërputhje me ligjin apo pa transparencë e pa arsye.

“Proceset edhe po paragjykohen. Besoj se është koha që të ekzistojë një vizion i qartë edhe i atyre që i përcjellin punët edhe të qeverisë edhe të kuvendit, të shohin procedurat, të evidentojnë në rast se ka shkelje ligjore. Natyrisht, askush nuk i mbështet ose nuk është në favor të shkeljeve ligjore, por ndryshimet duhet të ndodhin dhe po ndodhin”, tha Kusari-Lila.

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media të martën tha se vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e saj nga kjo pozitë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i pa mbështetur në ligj. Ajo tha se do të ndjekë rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtën e saj.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni opozita ne kosove shkarkohet valdete daka vjosa osmani opozita ne kosove shkarkohet valdete daka vjosa osmani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni