Blog

Shkarkimi i punonjësve që antarësohen në sindikatë është krim i rëndë. Dosja kundër Albchrome të kalojë në SPAK

Në Shqipëri, liria sindikale është e mbrojtur me ligj dhe e sanskionuar në Kodin e Punës. Çdo punonjës ka të drejtë të antarësohet në çdo sindikatë ose të formojë vetë një të tillë për sa kohë e bën këtë në përputhje me ligjin.
Featured image of article: Shkarkimi i punonjësve që antarësohen në sindikatë është krim i rëndë. Dosja kundër Albchrome të kalojë në SPAK Albchrome, minatorët në protestë dhe Klodian Tomorri

TIRANË- Ditet e fundit ne media eshte raportuar se kompania Albchrome, e cila ka me koncesion minieren e Bulqizes eshte duke pushuar masivisht punonjesit nga puna, per shkak se keta te fundit jane organizuar duke krijuar nje sindikate.

Ministria pergjegjese per punen duhet te verifikoje urgjentisht vertetesine e ketyre pretendimeve. Nese eshte e vertete se punonjesit jane pushuar per shkak te antaresimit ne sindikate, atehere jemi perballe nje shkelje flagrante, jo vetem te ligjit, por edhe te drejtave themelore te njeriut. Ky eshte krim i rende, qe te con per ndjekje penale. Shkelja e te drejtave themelore te njeriut eshte dosje per SPAK.

Ne Shqiperi, liria sindikale eshte e mbrojtur me ligj dhe e sanskionuar ne Kodin e Punes. Cdo punonjes ka te drejte te antaresohet ne cdo sindikate ose te formoje vete nje te tille per sa kohe e ben kete ne perputhje me ligjin.

Neni 10 i Kodit te Punes thote shprehimisht:
1-Askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo ose pushon së qenuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;

2- Askush nuk ka te drejte të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose jo në një sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cdo pushim nga puna per antaresim ne sindikate eshte i paligjshem. Zgjidhja e kontrates se punes quhet nul dhe punedhenesi detyrohet te shperbleje punonjesin e pushuar deri ne qindarken e fundit.

Por jo vetem kaq. Shkarkimi nga puna per shkak te antaresimit ne sindikate perben diskriminim. Eshte e shprehur qarte edhe ne Kodin e Punes dhe ne Ligjin per Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Dhe diskriminimi eshte veper penale. Cdo biznes qe shkarkon punonjesit mbi baza diskriminimi shkon per ndjekje penale.

Meqenese jemi ne nje kompani koncesionare, e cila shfrytezon pasuri publike eshte detyre e Ministrise se Financave dhe Punes, e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit te Popullit qe te verifkojne menjehere te gjithe ngjarjen. Mosveprimi i ngarkon edhe keto institucione me pergjegjesi ligjore.

Shto Koment