Politike

Shkarkimi i Mynyr Konit, PD: Shahini i vuri minat autonomisë, Rama po bën atë që se bëri dot Shullazi

  • Pezullimi i Mynyr Konit, Besa Shahini s’humbet kohë, emëron rektorin e ri
  • Dekanët mbështesin Shahinin, Kule: Veprim i vonuar, shpërdoroi detyrën
  • Luçiano Boçi, ish-deputet i PD ka thënë sot në një konferencë nga selia blu, se vendimi i pezullimit është anti-ligjor, e po ashtu edhe vendimi i emërimit të rektorit të ri.

    TIRANË-Dy ditë pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar PD.

    Luçiano Boçi, ish-deputet i PD ka thënë sot në një konferencë nga selia blu, se vendimi i pezullimit është anti-ligjor, e po ashtu edhe vendimi i emërimit të rektorit të ri.

    Boçi akuzoi kryeministrin se atë që nuk e bëri dot me Shullazin, kur ky i fundit kërcënoi Konin, po e bën tashmë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ministrja e Arsimit i vuri minat autonomisë universitare. E zëvendësuan rektorin me militant. Shumë kolegë thonë se Rama do të bëjë sot, atë që nuk mundi dot ta bënte me Shullazin. Jo vetëm vendimi që është anti-kushtetues, por edhe vendimi për emërimin e rektorit të ri, është në kundërshtim me ligjin. Vendimi për të emëruar, pa ardhur vendimi i presidentit, është në shkelje të ligjit. Në asnjë nga nenet e ligjit nuk thuhet se ministri ka të drejtë të komandojë rektorin e ri. Rama mund të vjedhë prona dhe tendera, por s’ja mbyll dot gojën universitetit.

    Luçiano Boçi, ish-deputet i PD

    Reagimi i PD, vjen pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin Mynyr Koni dhe për të kërkuar shkarkimin e tij nga presidenti Ilir Meta. Vetë Koni e cilësoi këtë një ndërhyrje në shkelje të ligjit, ndërkohë që përplasja mes tij dhe qeverisë Rama i ka rrënjët më thellë, në një debat të iniciuar gati 2 vite më parë.

    Shto Koment