Politike

Shkarkimi i Metës, Spiropali: Mos u takofshim më kurrë në raste si ky i sotmi….Sadri, hapu pak nga kamera të lutem

VIDEO
E pranishme në seancë, Spiropali uroi që të mos shihen më kurrë në seanca si kjo e sotmja, teksa përmendi dhe arsyet që sipas saj duhet shkarkuar Presidenti. Një prej tyre, sipas ministres, është fakti se Meta ka nxirë faqen e Shqipërisë në të gjithë botën.
Featured image of article: Shkarkimi i Metës, Spiropali: Mos u takofshim më kurrë në raste si ky i sotmi….Sadri, hapu pak nga kamera të lutem Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali nuk është përmbajtur në Kuvend teksa fliste pasi hodhi letrën e saj në kuti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

E pranishme në seancë, Spiropali uroi që të mos shihen më kurrë në seanca si kjo e sotmja, teksa përmendi dhe arsyet që sipas saj duhet shkarkuar Presidenti. Një prej tyre, sipas ministres, është fakti se Meta ka nxirë faqen e Shqipërisë në të gjithë botën.


“Presidenti nuk bëri disa ofendime. Nuk hëngri e bëri thërrime. Nuk janë këto gjëra që na mblodhën këtu. Ky rast nuk është i rëndomtë, nuk ëhstë një rast i papërsëritur, është një rast klinik që nuk ndreqet me Kritika dhe vetëkritika. Gjestet e tij të papranueshme. Nuk kanë të numëruar bëmat, shjeljet gabimet dhe klithmat e Presidentit tonë. Përmes gënjeshtrave trashanik, presidenti ka fyer inteligjencën e të gjithë shqiptarëve. Vepra penale e tij nuk ka fund. Mesazhet denigruese ndaj diplomatëve si njerëz të shitur apo të blerë, duke na turpëruar ndërkombëtarisht brenda dhe jashtë. Deliri i tij ka arritur deri aty sa të detyrojë ambasadoren ti këkojë vetëpërmbajtje dhe vetëkontroll. Presidenti ka dhunuar parimin e asnjëanësisë në mënyrë të përsëritur. Ky fakt e bëri misionin vëzhguesh të OSBE të bënte për herë të parë konstatim për presidentin. Në mënyrë të përsëritur ai ka thënë se përfaqësuesit e SHBA kanë ndërmarrë veprime armike ndaj tij.

Sadri mund të largohesh pak nga kamera? Të lutem…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është dhe një turp e lëndim mbi normat kanonike mbi besën për mikun. Ka akuzuar diplomatë të vende mike dhe partnere si të korruptuar. Presidenti ka përdorur dhe u ka sugjeruar re….Mos u pafshim më kurrë në raste si ky i sotmi,”- tha Spiropali.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment